Në gjashtë muaj humbën vendet e punës 2300 vetë, Berisha pati premtuar 40 mijë vende të reja çdo vitNga TemaPartia Socialiste bëri të ditur se kryeministri Sali Berisha ka dështuar në një nga premtimet e tij themelore gjatë fushatës elektorale. Deput
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Në gjashtë muaj humbën vendet e punës 2300 vetë, Berisha pati premtuar 40 mijë vende të reja çdo vitNga TemaPartia Socialiste bëri të ditur se kryeministri Sali Berisha ka dështuar në një nga premtimet e tij themelore gjatë fushatës elektorale. Deputetja Mimi Kodheli tha se Berisha kishte premtuar se do hapeshin 160 mijë vende të reja pune në katër vjet, dmth 20 mijë vende të reja pune në çdo gjashtë muaj. Por, sipas saj, në këto gjashtë muaj, janë mijëra ata që kanë humbur vendet e punës.
“Sali Berisha u premtoi shqiptarëve gjatë fushatës së fundit zgjedhore krijimin e 160 mijë vendeve të reja të punës, e cila mesatarisht do të thotë 40 mijë vende të reja pune çdo vit. Në të njëjtën kohë, Berisha ka mohuar ekzistencën e krizës ekonomike, madje ka pohuar se ekonomia e vendit është premtuese dhe se gjatë vitit 2010 nuk do të ketë asnjë pasojë negative mbi ekonominë shqiptare. Por cilat janë faktet?
Sipas premtimit të Berishës, gjatë gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së tij, duhet të ishin hapur 20 mijë vende të reja pune. Por në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Në periudhën shtator - shkurt, jo vetëm që punësimi nuk është rritur me 20 mijë vende të reja punë, por në realitet, të dhënat tregojnë se punësimi u zvogëlua me 2,300 vende pune,” tha Kodheli.
Në fakt, kryeministri Sali Berisha kur shpalli bashkimin me Ilir Metën tha se këtë e bënte se të dy kishin të përbashkët në program punësimin e 160 mijë njerëzve.