Kushtetuesja pezullon ligjin e pronave
Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e ligjit te qeverise Per kthimin dhe kompensimin e prones. Pas shqyrtimit te dy diteve me pare te kerkesave te shoqates Pronesi dhe Drejtesi dhe te Komitetit Shqiptar te Helsinkit gjykata vendosi pezullimin e zbatimit te ketij ligji deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses nga Kushtetuesja.
Me date 01.03.2011 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise shqyrtoi kerkesen e Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi me objekt shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te ligjit nr. 10308 date 22.07.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar dhe pezullimin e zbatimit te ketij ligji deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi kerkesen per pezullim vendosi - Pezullimin e zbatimit te neneve 2 3 5 te ligjit nr. 10308 date 22.07.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar thuhet ne vendimin e kesaj gjykate.
Ne kerkesen e tyre perfaqesuesit e shtreses se ish-pronareve kundershtojne kompetencat qe i jep qeveria kryetarit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave e cila e vendos ate ne rolin e gjykates. Bazuar ne kete ligj qe nga korriku i vitit te kaluar kreu i AKKP-se rimori te drejten qe te rishikoje dhe anuloje vendimet qe jane marre nder vite nga agjencite dhe komisionet e rretheve.
Ne ligjin e pare ishte parashikuar qe kreu i AKKP-se e ndermerrte kete procedure me iniciativen e tij personale ndersa ne ligjin e dyte ai e nis kete procedure vetem pas ankimit te njeres prej paleve te interesuara.
Sipas ketij ligji kreu i AKKP-se ka te drejte te shfuqizoje vendimet e meparshme dhe ti jape pronen atij qe ai e mendon si te drejte. Gjykata konstaton se shqyrtimi i se drejtes se pronesise mund te behet vetem nga gjykata e zakonshme ne perputhje me Kodin Civil.
Edhe ankimimet kunder zyrave rajonale te AKKP-se duhet te shqyrtohen nga gjykatat e zakonshme dhe jo nga AKKP. Nenet 2 dhe 3 te ligjit 10308 22.7.2010 jane antikushtetuese dhe kerkojme qe kjo gjykate ti shpalle dispozitat antikushtetuese - u shpreh avokati i shoqates Pronesi me Drejtesi. Ndersa perfaqesuesja e qeverise mbrojti nismen e mazhorances duke i cilesuar pretendimet e ish-pronareve te pabazuara.
Argumentet e paraqitura ne kerkese per shkelje te dispozitave kushtetuese jane pasoje e interpretimit jo te sakte dhe te paplote te normave ligjore. Argumentet e kerkuesit mbeshteten ne citime jo te plota te jurisprudences se gjykates europiane te drejtave te njeriut duke deformuar frymen e tekstit - theksoi perfaqesuesja e qeverise Matilda Xhefellari.