E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon Ramën, i hap rrugën ndërtimit të Parlamentit

Gjashtë muaj pas depozitimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar” në vend të Piramidës .
Në argument të saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi 66 i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë është marrë në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe se nuk rezulton ndonjë shmangie e rolit dhe kompetencave të Bashkisë së Tiranës.

Më tej Gjykata sqaron se vendimi 66 nuk krijon as efekte juridike në drejtim të uzurpimit të kompetencave të pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban dhe menaxhimit të territorit, madje sipas kësaj Gjykate zbatimi i vendimit për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar nuk shkakton as konlfikt kompetencash mes dy institucioneve.
Kërkesa ishte paraqitur në fund të muajit Mars, nga administrata socialiste e bashkisë së asaj kohe, e cila drejtohej nga ish kryetari, Edi Rama.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›