Kushtetuesja rrëzon kërkesën e qiramarrësve, fitojnë pronarët
Të tjera rreth shkrimit PDF/Vendimi i sotëm i Kushtetueses PDF / Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin përmes së cilit rrëzon kërkesën e shoqatës së qiramarrësve në shtëpitë shtetërore, ish-pronë private, duke i dhënë kështu të drejtë pronarëve të tyre, prona e të cilëve ishte sekuestruar nga regjimi komunist për t’u shndërruar në pronë shtetërore.
Merr fund debati për ligjshmërinë e aktit normativ të qeverisë shqiptare, i cili detyron qiramarrësit të lirojnë banesat. Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ish-pronarëve të gëzojnë pronat e tyre, duke rrëzuar ankimin e shoqatës së qiramarrësve të cilët kishin kërkuar pranë kësaj gjykate shfuqizimin e vendimit të qeverisë si të papajtueshëm me kushtetutën.
Shoqata e qiramarrësve kishte ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e qeverisë, i cili detyronte qiramarrësit të lironin banesat, ndërsa prej ditësh në qytetet shqiptarë lirimi i këtyre banesave ka nisur.
Dalje e banorëve qiramarrës shpesh herë është shoqëruar me konflikte, akuza dhe deri në dhunë ndërsa pala e qiramarrësve akuzon qeverinë se këtë vendim e mori pa llogaritur se çdo bëhet me ta.
Vendimi mund të duket në kundërshtim me interesat e të gjithë familjeve që do të detyrohen të gjejnë zgjidhje rastësore, por në respektim me të drejtat e pronës i është dhënë e drejta ligjore pronarit. Por gjykata kushtetuese e gjen me vend lirimin e banesave duke argumentuar se akti normativ i qeverisë nuk bie ndesh me kushtetutën.
Gjithashtu trupi gjykues ka arsyetuar se ky vendim respekton dhe parimin e sigurisë juridike dhe të shtetit social, pasi qëllimi i tij është zgjidhja përfundimtare e problemeve me garantimin e të drejtës themelore të pronës në favor të pronarëve të ligjshëm dhe sigurimi i strehimit të qiramarrësve duke i dhënë mundësinë e kredimarrjes me interesa të buta.
PDF / Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)