E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja shqyrton sot ligjin e dosjeve

Gjykata Kushtetuese pritet te marre sot ne shqyrtim ankimimin per ligjin e lustracionit. Seancen e shkuar kjo gjykate nuk arriti te dilte ne nje vendim, duke e shtyre proceduren e shqyrtimit.

Ligji i lustracionit, i miratuar me shume debate nga kuvendi pak kohe me pare, ka qene pjese e diskutimit te djeshem ne takimin e kryeministrit Sali Berisha me ministrin per zhvillimin Rajonal te Cekise, Cyril Svoboda.

Ministri ka theksuar se demokracite duhet te tregohen te forta ne mbrojtjen e vlerave te tyre dhe per kete arsye ligji i lustracionit eshte i nevojshem dhe i domosdoshem per ta bere demokracine te forte. Qendrim ky qe eshte mbeshtetur edhe nga kryeministri Berisha, i cili ka permendur hapat pozitive qe vendi yne ka bere gjate ketyre kater viteve, duke realizuar reformat kryesore te cilat çuan ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›