BE-Maqedonisë:Zgjidhni emrinzbatoni reformat
SHKUP- Brukseli zyrtar kërkon nga Republika e Maqedonisë ti kushtojë më shumë vëmendje realizimit të reformave në sistemin e jurisprudencës, në administratën publike si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në draft dokumentin, e prezantuar sot në takimin e shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asocim, Maqedonisë i sugjerohet angazhim më i madh në realizimin e reformave kyçe për procesin eurointegrues.
Përfaqësuesit e BE-së, porosisin e autoritetet e Maqedonisë të sigurojnë pavarësi për gjyqtarët dhe prokurorët. Gjithashtu në draft dokumentin e BE-së, thuhet se korrupsioni në Maqedoni paraqet probleme serioz dhe se ai duhet të luftohet me të gjitha mekanizmat kompetent, pa përzierjen e politikës.
BE bënë thirrje edhe për përforcimin e dialogut politik. Emri pa dyshim ka qenë në rend të ditës, ndërsa presidenca belge mësohet se, ka sqaruar Shkupin zyrtarë se, nuk mund ta bind Greqinë të pranojë fillimin e negociatave me Maqedoninë pa zgjidhjen e emrit.
(m.a/ina/BalkanWeb)