E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja te enjten vendimi i Kuvendit

Parlamenti do te vendose te enjten nese do te pezulloje ose jo proceduren per dhenien e pelqimit te 4 kandidateve per anetare te Gjykates Kushtetuese.

Kerkesa e kreut te deputeteve demokrate Astrit Patozi eshte futur ne rendin e dites gjate konferences se kryetareve te grupeve parlamentare.

Zoti Patozi kerkoi qe Parlamenti te vendose per pezullimin e procedures derisa Gjykata Kushtetuese te vendose mbi nje kerkese te 28 deputeteve demokrate e depozituar javen e shkuar.

Kerkesa drejtuar Gjykates Kushtetuese ka ne fokus kohezgjatjen e mandatit te anetareve te kesaj gjykate pasi qe prej vitit 2000 ne kete institucion kushtetues nuk ka ndodhur cdo tre vjet perteritja e perberjes se tij me nje te treten e saj sic e kerkon Kushtetuta.

Sipas deputetit nismetar Viktor Gumi nese Parlamenti do te miratoje te kater propozimet e presidentit Gjykata do te vazhdoje te qendroje ne te njejtin pozicion anti-kushtetues.

Nderkohe komisioni i ligjeve ka rrezuar tre nga kater kandidatet e propozuar nga presidenti per ne Gjykaten Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›