E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Frattini uron Shqiperine

Vendimi i Bashkimit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen me qellim inkurajimin e reformave demokratike ne dy shtetet ballkanike eshte pershendetur me mjaft entuziazem nga ministri i Jashtem italian Franco Frattini.

Frattini nje prej mbeshtetesve me te zjarrte te lehtesimit te ketij regjimi e pershkroi kete hap te Brukselit si nje lajm shume te mire per Tiranen.

Dua te pergezoj qeverine dhe popullin shqiptar e ate boshnjak. Ky vendim eshte shperblimi i duhur per angazhimin dhe vendosmerine me te cilat te dy vendet kane punuar per arritjen e ketij objektivi strategjik ka deklaruar shefi i diplomacise italiane.

Deshiroj tiu uroj qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes mireseardhjen ne Europen e levizjes se lire ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›