Tirane feste per heqjen e vizave

Ne Tirane po zhvillohen nje sere aktivitetesh festive me rastin e vendimit te Brukselit per heqjen e regjimit te vizave.
Pavaresisht motit jo te mire qe ka perfshire vendin aktualisht ne qiellin e kryeqytetit jane leshuar fishekzjarre te shumta.
Ndersa me heret ne bulevardin Deshmoret e Kombit i cili eshte veshur me flamuj dhe simbolika te tjera me rastin e kesaj dite orkestra frymore e ushtrise parakaloi pergjate tij duke interpretuar pjese te ndryshme me karakter festiv.
Nderkohe makina me flamuj e parrulla u shfaqen neper rruge duke shprehur entuziazmin per kete vendim te shumepritur qe u mor ne mesdite ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se dhe qe pritet te hyje ne fuqi ne mes te dhjetorit.