Delavekuras: Pakicat greke s’besojnë te shteti shqiptar
07/10/2011 Qeveria greke “harron” krizën, trajton censusin në Shqipëri
Athina zyrtare reagoi dje lidhur me qëndrimin kundër regjistrimit të popullsisë nga pakicat greke në vendin tonë. Kështu, edhe pse në një moment të vështirë sa i takon krizës së gjithanshme që ka mbërthyer vendin fqinj, qeveria greke ka gjetur kohën të trajtojë dhe një çështje të tillë. Gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Grigori Delavekuras, ndalur pikërisht në polemikat që ka sjellë procesi i regjistrimit të popullsisë, vlerësoi se vendimi i pakicës greke në Shqipëri për të abstenuar procesin e regjistrimit të popullsisë tregon mungesë serioze të besimit të minoriteteve ndaj shtetit shqiptar. Në këtë mënyrë, duke iu referuar pikërisht kësaj përplasjeje, Delavekuras vuri në dukje: “Ne besojmë se regjistrimi duhet të shërbejë si një mjet për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare për qytetarët dhe për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e pakicave që jetojnë në vend.
Vendimi i përfaqësuesve të pakicës greke për të ftuar anëtarët e tyre të abstenojnë tregon mungesën e besimit të pakicave në shtetin shqiptar dhe qeveria shqiptare duhet ta zgjidhë vetë këtë.” Njëkohësisht, në gjykimin e zëdhënësit të diplomacisë greke respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është një kriter thelbësor për përparimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Greqia ka investuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të vazhdojë të bëjë kështu, duke pasur parasysh në këtë drejtim edhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila formon një urë të miqësisë midis dy vendeve”, - nënvizoi Delakuras sa i takon një çështje të tillë. Madje, i përqendruar konkretisht te thirrjet e OMONIA-s për të bojkotuar censusin, Delavekuras veçoi se “ky është një vendim i përfaqësuesve të pakicave në vend dhe është një vendim që, siç thashë, për fat të keq, pasqyron mungesën e besimit në shtetin shqiptar”.