PS kushtëzon PD-në për ligjet me 3/5
07/10/2011 Opozita refuzon votimin nëse pakti 10-pikësh i saj nuk pranohet nga mazhoranca
Topalli: Ligjet me shumicë të cilësuar do t’i keni në çdo seancë parlamentare
Ashtu siç ishte paralajmëruar, as opozita dhe as mazhoranca nuk u tërhoqën sa u përket qëndrimeve të tyre nga pozicionet e mëparshme, që kanë të bëjnë me paktin e propozuar nga kreu i PS-së Edi Rama. Edhe në seancën e djeshme plenare opozita bllokoi votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, duke kërkuar që më parë të nisin diskutimet për pikat e paktit. Në këtë mënyrë, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi pa asnjë rezultat seancën e fundit para publikimit të progresraportit të Komisionit Europian, që do të prezantohet të mërkurën e ardhshme, më 12 tetor. Mazhoranca i kërkoi dje opozitës votat e saj për ligjin për Gjykatën Administrative, për Kodin Penal, ku listës së projektligjeve që kërkojnë tri të pestat e votave në seancën e djeshme ishin shtuar projektligji “Për Kodin Detar”, projektligji “Për Kodin Rrugor” dhe projektligji “Për Kodin Ajror”. Votën e Kuvendit e morën projektligji “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, i ndryshuar”, dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile në Shqipëri”. Por kryeparlamentarja Topalli u bëri me dije deputetëve të opozitës se “ligjet e integrimit do të jenë në axhendën parlamentare në çdo seancë plenare”.
Debati për integrimin
Ligjet që kërkojnë tri të pestat e votave jo vetëm që nuk u votuan, por nga ana e saj Partia Socialiste e quajti provokim përfshirjen e tyre në rendin e ditës. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në lidhje me këtë ka risjellë në vëmendjen e mazhorancës heshtjen e saj kundrejt paktit me 10 pika të dorëzuar një javë më parë në sallën e Kuvendit. “Opozita shqiptare ju ka bërë një ofertë. Një ofertë në plotësim dhe zbatim të atij rekomandimi që ju ka bërë Bashkimi Europian. Hajdeni të diskutojmë të gjitha ligjet, nen për nen, së bashku me grupet e interesit dhe me ekspertë nga BE, dhe brenda dhjetorit ato të jenë gati për votim Qeveria bashkë me opozitën kanë përgjegjësinë që në mënyrë transparente dhe kushtetuese të gjejnë rrugën e zgjidhjes drejt integrimit në BE. Mos provokoni! Prandaj as sot, as në seancën e radhës mos përsëritni atë që thatë tani, se nuk ka përgjigje.” - u shpreh Ruçi, i cili menjëherë mori dhe përgjigjen e homologut të tij demokrat Astrit Patozi. “Edi Rama ka shkruar një hartim me 10 pika dhe e ka vënë atë si postbllok, duke thënë se pa kaluar atë Partia Socialiste nuk do të bëjë asnjë hap para për integrimin. Gjatë këtyre tri javëve shqiptarët i kanë parë e dëgjuar me zë e me figurë qëndrimet të dyja palëve. Për të disatën herë i kemi bërë të qartë Edi Ramës se ne jemi të gatshëm që të nisim punën pa humbur asnjë çast me 12 pikat që partnerët tanë europianë na i kanë lënë të shkruara e zeza mbi të bardhë që në tetorin e shkuar. Por Edi Rama bën sikur nuk e kupton shqipen e qartë dhe kërkon një gjojapërgjigje, që ai e quan “zyrtare”. Sigurisht, kjo është një taktikë për të fituar kohë, ose më mirë për ta çuar dëm kohën në disfavor të integrimit dhe për të treguar se Partia Socialiste ka ndryshuar, por ja që mazhoranca nuk po ia quan”, - tha dje kreu i demokratëve në Kuvend, Astrit Patozi.
Me 71 vota pro dhe 53 kundër Kuvendi miratoi buxhetin faktik 2010
Berisha: Opozita kundër rritjes së pagave dhe të pensioneve
Në diskutimet mbi miratimin e buxhetit faktik 2010, në fjalën e tij kryeministri Berisha iu drejtua opozitës se vota e tyre kundër këtij buxheti nuk do të thotë gjë tjetër veçse votë kundër rritjes së pensioneve, rritjes së rrogave e ndihmës ekonomike. “Se si u bën zemra që votoni kundër, ju e dini. Në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e një vendi të vogël u dha qytetarëve rritjen më të madhe në historinë e tyre. ǒështë ky negativizëm? A e dini ju që në 8 vjet kemi vendosur 13 miliardë lekë vetëm në pensione?. Nga 50 miliardë lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 miliardë lekë”, - tha Berisha. Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se qeveria e tij ka rritur “subvencionin e ilaçeve nga 50 miliardë lekë që ishte në kohën tuaj në 250 miliardë lekë.
Në replikën e tij me kryeministrin Berisha kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi e akuzoi atë se nuk foli asnjë fjalë për buxhetin faktit të 2010-s, por i drejtoi gishtin e përgjegjësisë opozitës për dështimet e tij. “Nuk jam unë që duhet të flisja për problematikën. Ju nuk folët asnjë fjalë për buxhetin, por për opozitën. Nuk ka kryeministër që të drejtojë gishtin nga opozita, por është opozita që duhet të drejtojë gishtin nga qeveria. Ti nuk ke të drejtë për atë që duhet të japësh llogari të kërkosh llogari”, - u shpreh Ruçi. Pas disa orësh debatesh mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e djeshme plenare Kuvendi kaloi me 71 vota pro, 53 kundër buxhetin faktit të 2010.
Pandeli Majko
Në replikën e tij me kryeministrin Berisha mbi buxhetin faktik të vitit 2010 deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se “ministrat tuaj a i keni pyetur se sa është borxhi që shteti shqiptar duhet t’u njohë të përndjekurve dhe ish-pronarëve? Mbajte një faqe e gjysmë retorikë për Stive Jobs, por a e di ti se një djalë i ri, një gjykatës u vra në mes të Vlorës nga mafia e pronave, që sot është realitet? Ti shpike legalizimin, legalizove antikomunizmin dhe pastaj shtëpitë e ndërtuara në tokë të paligjshme. Ky është realiteti, ky është buxheti faktik. Nuk e votoj këtë legalizim buxheti”, - përfundoi Majko.
Blendi Klosi
Në diskutimet për miratimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Austrisë për përmirësimin e sistemit kompjuterik në zyrat e gjendjes civile, deputeti i PS-së Blendi Klosi akuzoi mazhorancën se për të disatën herë në këto seanca i bëhet thirrje opozitës që të votojë qokat e qeverisë. “Kjo marrëveshje është haptazi vjedhja e votës e shqiptarëve. Kjo që po diskutojmë sot është një batanije 2.1-milioneuroshe ndaj sekserëve që qeveria i paguan për të mbuluar korrupsionin dhe manipulimin zgjedhor”, - tha Klosi.
Ridvan Bode
Kuvendi miratoi dje me 72 vota pro dhe 47 kundër një ndryshim në ligjin “Për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, apo siç njihet ndryshe “Ligji i fajdeve”. Gjatë diskutimit për këtë projektligj ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se për abuzime me asatet e firmave piramidale duhen pyetur deputetët e PS. “Është Partia Socialiste që jo vetëm njohu atë borxh, por premtoi se do t’ua kthente shqiptarëve në këmbim të marrjes së pushtetit”, - tha Bode.
Bujar Nishani
Gjatë diskutimeve në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës hodhën hije dyshimi mbi sigurinë e sistemit elektronik të gjendjes civile, ministri i Brendshëm Bujar Nishani theksoi se kjo risi, që çon në hartimin e një regjistri elektronik të gjendjes civile, përveç teknologjisë ka sjellë një ndikim të madh edhe në aspektin e kulturës. Nishani theksoi se të dhënat e shtetasve shqiptarë kanë qenë në disa libra të zverdhur.
Erion Braçe
Nga foltorja e parlamentit Erion Braçe deklaroi dje se “rritja ekonomike është stimuluar nga borxhet të mëdha publike dhe private” dhe se “shtesa e borxhit publik zë 97 % të asaj rritjeje ekonomike që raportohet nga qeveria”, duke shprehur shqetësimin se “po prekim pikën kritike të borxheve.” Sipas Braçes një nga përfitimet e rritjes ekonomike duhej të ishte punësimi, por “qeveria gënjen për shifrat e papunësisë”.
Interpelanca me Olldashin
Në seancën e parlamentare ishte parashikuar të zhvillohej edhe një interpelancë me ministrin e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti i PS-së Erion Braçe. Por që në fillim të seancës ajo është shtyrë për javën tjetër. Mësohet se shkak i shtyrjes së saj është bërë radha e gjatë e deputetëve që kishin kërkuar fjalën për buxhetin faktit 2010.