E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuta dhe votimi i presidentit s’mund të jenë kamerdarja për pensionistin politik Edi Rama

26-08-2011 / Gazeta 55

Lufta e ashpër mes klaneve kundërshtare brenda Partisë Socialiste, lidershipin kësaj force politike e ka vënë me shpatulla pas murit. “Të gjithë kërkojnë kokën e tij” do të ishte thirrja më racionale e një socialisti të thjeshtë i cili nga anekset e ngrehinës socialiste vëren çorbën e katandisur nga Rama 6 vjet më parë, me ndryshimet statusore e cila gradualisht i janë nënshtruar zhargonit të diktatorit, e deri te ndrydhja dhe izolimi i deputetëve në “blozën” e mendimit të kryetarit. Pasi dështoi, por pa marrë përsipër risqet dhe as përgjegjësitë e “fatalitetit” elektoral, në plot 3 gara elektorale, Edi Rama çoi gjithnjë e më tepër drejt një autoritari makiavelist strategjinë e drejtimit të PS-së dhe menaxhimit të opozitës në tërësi. Kjo u implementua rregullisht përmes politikës së përjashtimeve, përndjekjes së mendimit ndryshe si dhe shpërfilljes gjithnjë e në rritje të aleatëve politik. Por ku ndodhet PS, tash pas 6 vjetësh nën drejtimin e Edi Ramës? Siç edhe e përmendëm më lart, Rama nuk u investua për ruajtjen dhe mbrojtjen e kontigjentit elektoral që trashëgoi nga lideri historik i PS-së Fatos Nano, por më tepër i mëshoi politikës së destruktivitetit kombëtar dhe shpalljes së armiqve të partisë. Pikërisht ky hendek që ai krijoi mes PS-së dhe bazës socialiste, apo edhe indiferencës në rritja kundrejt aleatëve, të cilët me ironi dhe urrejtje i ka konsideruar si ‘grimca’ të panevojshme në elektorat. Kur s’ka mbetur gjë më për të bërë në parti, pasi edhe përjashtimet apo përndjekjen ndaj rivalëve se instrumentalizon dot më, Edi Rama i është vënë pas dokumentit të Kushtetutës, të cilin kërkon me çdo kusht ta kthejë në hesap të vet. E gjithë përpjekja është për të neutralizuar dialogun politik në parlament për zgjedhjen e Presidentit dhe futjen e vendit në një krizë të pashembullt, nga e cila prodhohen vetëm zgjedhjet e parakohshme. Pra, lakmia pushtetare e Edi Ramës. Gjë të cilën mazhoranca ka refuzuar ta marrë në shqyrtim dhe si të tillë do ta koleksionojë të panevojshme për kushtet e Shqipërisë, pasi vendi ka nevojë urgjente për reforma dhe jo për teka politike të Edi Ramës. Gjithsesi, nga i gjithë ky cirk hallesh të kryesocialistit, kuptohet qartë tendenca monstruoze për të kontrolluar politikisht Presidentin e radhës...     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›