E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doç-opozita s’kupton leksionin për stalinizmin anal

26-08-2011 / Gazeta 55

Lidhur me vargjet e Arshi Pipës për stalinin shqiptar, kryeministri Berisha i kujtoi dje medias se e kishin kuptuar gabim mesazhin. Mbetet të shpresohet se Edvini e ka kuptuar drejt vargun që personifikon edhe pasivitetin e politikanëve të opozitës së sotme
Një pjesë e mirë e të përditshmeve shqiptare aluduan dje me strofa të ndryshme nga poezia e famshme e disidentit Arshi Pipa “Albanian Stalinism”, duke i lidhur ato me deklaratën e djeshme të kryeministrit Berisha se i sugjeronte kreut të PS-së, Rama, të lexonte pikërisht dy vargjet e fundit të poezisë së Pipës. Por, siç edhe u pa sot në faqet e disa mediave të shkruara, vargjet që citoheshin si përzgjedhja e kryeministrit për lidershipin e selisë rozë, ishin të pasakta. Reagimi vjen nga vetë kryeministri Berisha, i cili me anë të një letre drejtuar mediave të shkruara, i sqaron ata se “dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për t’i lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij”.
Kreu i qeverisë shprehet gjithashtu se gjatë mbledhjes së qeverisë, kur edhe kishte cituar veprën e Arshi Pipës, i kishte kërkuar përfaqësuesve të medias të mos iu referoheshin vargjeve të librit në fjalë. Ndaj, nga ky rast, siç thotë kryeministri, përsa kohë kjo kërkesë s’është marrë parasysh nga mediat, këto të fundit duhet të botojnë sqarimin

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›