E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në PS duhet guxim, s’mund të ketë përjashtime me e-mail

26-08-2011 / Gazeta 55

Sekretari politik i PS-së, Andis Harasani, i kujton Edi Ramës kursin bojkotues që i kushtoi kaq shtrenjtë opozitës dhe që do të duhej të sillte edhe ndëshkimin e lidershipit. Megjithatë, ai kujton se do të jetë vjeshta stina e ballafaqimeve politike dhe se për përjashtimin e tij apo të Malajt e Islamit nga PS-ja, s’do të mund të mjaftonte një editorial apo një email, siç e ka marrë zakon këto kohë Edvini

Vendimi i kreut të PS-së, Edi Rama për të rikthyer në shtator Grupin Parlamentar në sallën e Kuvendit përshëndetet nga deputeti socialist Andis Harasani, i cili ndryshe nga kolegët e tjerë, së bashku me Kastriot Islamin nuk iu bashkuan bojkotit. Dhënia fund e bojkotit, është pjesë e asaj që Rama e ka cilësuar si ndryshim i kursit politik. Sekretari Politik dhe deputeti Andis Harasani, në një intervistë dhënë për televizionin “Klan” nuk i fsheh dyshimet edhe për këtë orientim të ri kryetarit të partisë së tij, për shkak të inkoherencës që ai ka dëshmuar në 6 vitet e drejtimit të selisë rozë. “Nuk do të doja ta paragjykoja. Kam lexuar dhe unë editorialet dhe e-mailet e kryetarit të radhës së PS, z. Rama i cili flet për një kurs të ri. Më vjen keq që PS-ja ka ardhur në këtë pikë kur në fillim të çdo sesioni të ri parlamentar një herë flitet për politikë të mirëfilltë dhe një herë për bojkot. Duhet që PS të kthehet të vlerat. Se kush do të jetë kursi i ri i z. Rama, mbetet për tu parë, nuk dua të bëjë Kasandrën, por u fol sesionin e kaluar parlamentar për një bojkot disa javor, ose disa mujor, por ai zgjati dhe vazhdon të zgjasë. Nuk dua të bëjë parashikime, kam dëgjuar se grupi parlamentar do të lejohet të kthehet në Parlament. Unë dhe z. Islami kemi qenë në Parlament dhe në Parlament do jemi. Na mbetet t’i themi z. Rama komplimente që u largove nga përjashtimi dhe faleminderit që na u bashkove”, thotë Harasani. Zërat brenda PS-së se kongresi i nëntorit do të jetë ndëshkues për dy deputetët “rebelë” Harasani dhe Islami janë shtuar, por a i druhet Harasani një përjashtimi për shkak të qëndrimeve kritike që ka mbajtur ndaj kryetarit Rama? “Unë kam hyrë në PS për ti ofruar vendit një formë ndryshe qeverisje nga ajo e qeverisë së z. Berisha dhe mendoj se qëllimi i çdo deputeti, në qoftëse është në të vërtetë anëtar i PS-së dhe jo rishtar, ose ish-goditës i PS-së, është që PS të vijë në pushtet dhe të realizojë një qeverisje ndryshe as për z. Rama dhe as për z. Harasani, as për z. Islami, z. Malaj por për gjithë socialistët dhe vendi. Strukturat e PS-së janë gjithmonë në lëvizje, ashtu siç është edhe kryetari i PS-së, ndryshojnë me radhë. Ajo që ngelet është PS-ja, nuk ka asnjë lloj problemi. Ne urojmë që z. Rama do të na bashkohet në shtator në Parlament. As unë as z. Islami nuk kemi asnjë mendim që ta përjashtojmë z. Rama për këtë gabim që ka bërë duke braktisur Parlamentin gjatë gjithë kësaj kohe. Besoj se e njëjta gjë duhet të vlejë dhe për z. Rama”, thotë Harasani. Lidhur me pendesën që z. Rama, ideatori politik i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ka shfaqur për ndërhyrjet në ligjin themelor të shteti, deputeti Andis Harasani thotë se ndryshimet e reja në Kushtetutë nuk duhet të vendosen në krye të axhendës së PS. Për të më e rëndësishme dhe e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet është bashkimi i së majtës, përfshirë dhe me LSI-së e Ilir Meta. “Pendesa e z Rama duhet të nis më mënyrën sesi çau të majtën, gjë që ka sjellë një hendek votash mes pozitës dhe opozitës. Nuk është prioritet i PS-së zgjedhja e presidentit. Por ajo çka ngelet detyrë e PS është ardhja e saj në pushtet dhe për këtë ka dy zgjidhje. Zgjidhja e parë është bashkimi i së majtës, e cila është një temë e stërfolur. Ndërsa pjesa e dytë është ajo se çfarë do të bëjmë me aleatët e PS-së. Në lidhje me LSI-në, mua më duket se kjo ka qenë evidente gjatë gjithë kësaj kohe, pra duhet të ketë një bashkim të gjithë së majtës. Mendoj se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor që duhet të këtë gjithë deputetët e PS-së, pra si të gjejnë mundësinë që të gjithë këto vlera aleatësh që kanë qenë shumë pranë PS-së, kanë qenë në protesta e dhunshme, në këtë sjellje radikale, të gjejnë një mënyrë që të hyjnë në Kuvend dhe mënyrat janë dy. Ose të veprohet siç u veprua me anëtarin më të ri të Asamblesë, me ish-kryetarin e G99 që u afrua në PS, ose të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Pra duhet të gjendet mundësia që këto vlera, sepse janë realisht vlera të politikës, duhet të gjendet mundësia nga ana e PS që të futen në Kuvend” - thotë ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›