E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta e BE-së, Barroso: Do të shohim kërkesat e irlandezëve

Bruksel (start)-Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, deklaroi sot se Irlandës mund ti jepen garanci të forta për Marrëveshjen e Lisbonës lidhur me shqetësimet e votuesve, të tilla si aborti. Deklaratat e Barrosos u bënë për Radiotelevizionin publik irlandez RTE përpara një samiti të liderëve të BE-në në Bruksel. Barroso deklaroi se blloku nuk mund të ndryshojë tani marrëveshjen, e cila u kundërshtua nga votuesit irlandezë në referendumin e qershorit.

"Mendoj se ajo që mund të bëjmë është t'u japim garanci të forta irlandezëve se disa nga shqetësimet e shprehura nga populli irlandez gjatë referendumit po merren në konsideratë", deklaroi ai. Barroso deklaroi se ai mund të tolerojë "më shumë ose më pak" komisionerë të BE-së. Votuesit irlandezë kanë kërkuar që vendi i tyre të ketë një komisionerë të tij. "Mendoj se nëse kjo pikë është e rëndësishme për Irlandën, ne duhet të pranojmë shqetësimet e irlandezëve", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›