Qeveria mbron Bashën
Tiranë (start)-Qeveria ka dalë edhe sot në mbrojte të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu tha se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, është realizuar dhe mbështetet tërësisht dhe ekskluzivisht në vendimet e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
“Këshilli i Ministrave hedh poshtë pretendimet absurde se i ka marrë këto vendime në kushte të mos informimit të plote apo të keqinformimit nga Ministri Basha, si trillime të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike apo ligjore, por që synojnë të rikthejnë në Shqipëri kohërat e dënimeve kolektive”-theksoi Bregu.
Ashtu sikurse pat deklaruar edhe më parë Basha, edhe Bregu tha se në rastin e përzgjedhjes së konsulentit ndërkombëtar është një manipulim i pastër me faktet dhe ligjin pasi përzgjedhja e këtij konsulenti nuk është bërë me tender, por në përputhje me ligjin, me prokurim të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Ministrave.
“Këshilli i Ministrave deklaron se në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk është keqinformuar dhe se ka disponuar informacionin e plotë dhe të nevojshëm për vendimet që ka marrë. Këshilli i Ministrave ka proceduar me vetëdije të plotë dhe përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese për miratimin e të gjitha vendimeve përkatëse në lidhje me ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash”-tha më tej Bregu.