E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet Komunitetet e forta myslimane ndihmojne ne parandalimin e akteve terroriste

Tre burra nga Ralli i Karolines se Veriut dolen ne gjyq javen e kaluar nen akuzat se ndihmonin ne organizimin e sulmeve terroriste neper bote. Ata jane mes 200 myslimaneve qe jane arrestuar ne Shtetet e Bashkuara nen dyshimet per veprimtari terroriste qe prej sulmeve te 11 shtatorit 2001. Nje grup kerkimor thote se komunitetet e forta me xhami te organizuara mire mund te jene me te efektshme se sa forcat e rendit ne parandalimin e radikalizmit.

4-vjecari Abdulrahman Asal del perjashta per te luajtur pasi ka mbaruar diten e kopshtit dhe ai inkurajohet nga i jati.

Imam Sameh Asal i lindur ne Egjit thote se Qendra Islamike ne Ralli eshte nje qender paqeje dhe jo stervitjesh per terroristet. Ai thote se kjo qender perpiqet te luftoje radikalizmin nepermjet arsimimit te myslimaneve te komunitetit

Perpjekjet nuk jane vetem arsimore por edhe sportive. Ne zhvillojme gjithashtu aktivitete shoqerore here here bejme piknik si dhe organizojme kampe per te rinjte qe ata te mos ndjehen te lene menjane e te izoluar.

Disa mendojne se nje ndjenje izolimi beri qe Mohammad Omar Aly Hassan Zijad Jagi and Hysen Sherifi te perfundonin ne burg. Hysen Sherifi nga Kosova dhe me banim ne Karolinen e Veriut u arrestua para 2 vjetesh. Tre te akuzuarit qe shkonin ne Qendren Islamike te Rallit u arrestuan nen akuzat per komplot ne sulme terroriste neper bote.

Personi i katert Daniel Patrick Boyd i akuzuar si udheheqes i grupit e ka pranuar fajesine. Prokuroret thone se ai u largua nga xhamia sepse mendonte se ajo ishte teper e moderuar.

Si rezultat i arrestimeve per terrorizem shume amerikane ngrene pyetjen se cfare ndodh ne xhamite si kjo ne Ralli.

Ushqimi i te varferve dhe njerzve ne nevoje si dhe ndihmat per te tjeret keto jane gjithashtu akte adhurimi qe na sjellin me afer Allahut.

Imami Saleh thote se islamizmi predikon bamiresine pranimin e besimeve te tjera fetare dhe respektimin e ligjit.

Ky eshte nje mesazh qe studjuesit ne Qendren Triangle per terrorizmin dhe sigurine kombetare afet Rallit thone se eshte mbizoterues madje edhe shume xhami te tjera kane shtuar sherbimet shoqerore.

Profesori i Universitetit Duke David Schanzer njeri prej studiuesve thote se komunitetet e forta mund te bejne me shume se sa forcat e rendit ne parandalimin e veprimtarive terroriste.

Shume aktivitete qe zhvillohen si per shembull hapja e qendrave te komunitetit edukimi donacionet ushqimore dhe gjera te tjera te kesaj natyre ndihmojne ne fuqizimin e komunitetit nje rrjet me i gjere i cili ndihmon qe njerzit te mos mbeten te izoluar dhe behen pre e ndjenjave radikale.

Profesori Schanzer thote se arrestimi i amerikaneve myslimane qe akuzohen per terrorizem shpesh eshte rezultat i informacionit te dhene nga komunitetet myslimane. Profesori mendon se kjo eshte prove se denimet e shpeshta te terrorizmit nga imami Sameh Asal dhe imame te tjere nuk behen thjeshte per propagande.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›