Tre projektet infrastrukturore qe zhduken parate e shqiptareve
Eljona Ballhysa
Duke filluar nga vitit 2005 dhe deri tani eshte anuluar nje projekt eshte shembur nje veper infrastrukturore dhe pritet te shembet nje tjeter ndertese e rendesishme ne kryeqytet te cilat ndryshe perkthehen ne para te humbura te taksapaguesve shqiptare. Zanafilla e shembjeve nis qe pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike ne vitin 2005. Pikerisht kete vit nisi beteja politike dhe ligjore e PD-se kunder mbikalimit te nisur nga Bashkia e Tiranes te kryqezimi i Zogut te Zi. Prishja e ketij projekti u kushtoi shqiptareve miliona dollare te hedhura dem. Me vone ne vitin 2007 hartohet nje projekt per ndertimin e salles se seancave parlamentare mbi godinen aktuale te Kryesise se Kuvendit. Realizohet konkursi shpallet projekti fitues harxhohen nje mal tjeter parash te taksapaguesve shqiptare dhe papritur projekti nuk vihet ne zbatim. Aktualisht gjendemi ne mesin e nje tjeter debati kryesisht politik per shembjen e Piramides nje ndertese qe nga qeveria konsiderohet si mbetje e regjimit te vjeter komunist. Ashtu sikurse eshte parashikuar nga ekspertet shembja e Piramides do te sjelle nje tjeter dem financiar per vendin.
Zogu i Zi
Ne vitet 2005-2006 kur nisi debati per shembjen e mbikalimit te Zogu i Zi Bashkia e Tiranes kishte muaj qe kishte nisur punimet dhe ishte pothuajse ne perfundim te projektit. Sipas te dhenave vlera totale per perfundimin e plote te punimeve te ketij objekti ishte 1 940 000 dollare. Ne momentin e shembjes se mbikalimit sipas te dhenave nga Bashkia e Tiranes ishin shpenzuar jo pak por 1 025 000 dollare. Gjithashtu ne ate kohe u be e ditur se vlera monetare per prishjen e objektit kapi shifren e 213 200 dollareve. Partia Demokratike e sapo ardhur ne pushtet e kundershtoi me force ndertimin e mbikalimit duke e cilesuar kete projekt si shume te rrezikshem me pasoja vdekjeprurese. Sipas eksperteve te Ministrise se Transporteve ne ate kohe u vleresua se projekti eshte i shtrenjte ekonomikisht nuk jane parashikuar kalime per kembesore cikliste dhe persona me aftesi te kufizuar rrezet e kthesave te llogaritura te rrethit xhirues nuk plotesojne standardet etj. Ne kundershtim me vendimin e qeverise per shembjen e ketij objekti Partia Socialiste organizoi nje seri protestash nderkohe qe ceshtja perfundoi ne gjykate.
Parlamenti
Dhjete studio arkitekture nga me prestigjiozet ne bote ishin ne gare per projektin per kompleksin e ri parlamentar ne qershor te vitit 2007. Ndertimi i kompleksit te ri parlamentar do ti kushtonte buxhetit te shtetit 29 milion euro. Projekti i tre viteve me pare ishte parashikuar te ndertohej nga nje studio shqiptaro-zvicerane dhe parashikonte nderhyrjen ne pjesen e prapme te godines. Asokohe komisioni shteteror mori vendimin qe te shpronesonte edhe siperfaqe toke shtese per te qene ne funksion te ndertimit te pjeses se pasme te Kuvendit te ri. Kronologjia e Parlamentit te ri e ka zanafillen qe prej vitit 2005 kur Jozefina Topalli ishte nenkryetare e Kuvendit dhe spiker i Kuvendit ishte socialisti Servet Pellumbi. Ne kete kohe Parlamenti vendosi ngritjen e kompleksit te ri kuvendor. Prej muajsh ai mbeti thjesht nje prej vendimeve te shumta qe merren ne Shqiperi dhe nuk zbatohen. Ndersa ne tetor 2006 befas Kuvendi i Republikes se Shqiperise shpalli Konkursin Nderkombetar te Arkitektures per hartimin e projektit te kompleksit te ri parlamentar. Firma fituese u perzgjodh ne qershor te 2007-s dhe sot qe kane kaluar tre vite ky projekt ka deshtuar bashke me 29 milione eurot.
Piramida
Debati per shembjen e Piramides eshte i diteve te fundit. Ka qene nje propozim i bere nga nje grup deputetesh te PD-se qe Parlamenti i ri i Shqiperise te ndertohet pikerisht ne vendin ku sot ndodhet Qendra Nderkombetare e Kultures ose sic njihet nga te gjithe Piramida. Por ne 20 vite per kete ndertese jane hedhur shume para nga qeverite e ndryshme dhe jane bere nje sere perpjekjesh per ti ndryshuar funksionin kesaj ndertese. Keshtu ne vitin 2006 me vendim te Keshillit te Ministrave Qendra Nderkombetare e Kultures mori emrin Pjeter Arbnori. Po ate vit qeveria Berisha akordoi nje shume prej rreth 130 000 euro per projektin e kthimit te QNK-se ne teater dhe me pas u akorduan edhe 5 600 000 euro per zbatimin e projektit. Pas zhvillimit te procedurave te konkursit nderkombetar fituesja e projektit per transformimin e QNK-se ne vitin 2007 u shpall firma shqiptaro-franko-amerikane Louis Berger ndersa tenderi per zbatimin e tij u fitua nga firma greko-shqiptare Orion SA AK Art e cila ne baze te kontrates do ti kryente punimet per 16 muaj. Punimet ishin parashikuar qe te perfundonin ne veren e vitit 2010 me nje shume qe shkon perafersisht ne 7 miliarde leke. Punimet ne Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori per shnderrimin e saj ne Teater Kombetar Dramatik vazhduan deri ne vendimin e Kuvendit per transformimin e saj ne Parlament te ri. Deri tani firma zbatuese ka perfunduar nje volum punimesh per te cilat eshte paguar ne nje mase mbi 33 te volumit te ketyre punimeve qe eshte e barasvlershme me nje shume te paguar nga buxheti i shtetit ne favor te subjektit ndertues prej mbi 2 miliarde lekesh. Pra me shembjen e kesaj ndertese demi financiar qe i shkaktohet vendit eshte shume i larte.
Samiti i NATO-s zhvillohet takimi i kryetareve te qeverive te Kartes se Adriatikut
Ne vijim te punimeve te Samitit te NATO-s ne Lisbone u zhvillua dje ne mesdite nje takim i kryetareve te qeverive dhe shteteve te vendeve te Kartes se Adriatikut A5 si kryeministri Berisha presidenti i Kroacise Ivo Josipovic presidenti i Maqedonise George Ivanov presidenti i Bosnje-Hercegovines Nebojsa Radmanovic dhe kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanovic. Ne takim u vleresua qe Shqiperia dhe Kroacia jane tashme vende anetare te NATO-s dhe se ky eshte nje faktor i rendesishem per konsolidimin e metejshem te sigurise dhe stabilitetit ne rajon. Perfaqesuesit e tre vendeve anetare te Kartes se Adriatikut Maqedonise Malit te Zi dhe Bosnje-Hercegovines shprehen vleresimin e tyre per kontributin dhe mbeshtetjen qe Shqiperia e Kroacia po i japin perspektives se Ballkanit Perendimor per anetaresimin e tyre ne NATO. Ata falenderuan kryeministrin Berisha dhe presidentin kroat z. Josipovic per ndihmen qe keto dy vende po u japin perpjekjeve te tyre per anetaresim si dhe aspirates se rajonit per integrimin euroatlantik. Gjate takimit u ritheksua vendosmeria e vendeve te Kartes se Adriatikut per te zgjeruar dhe thelluar me tej bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes por edhe ne fusha te tjera perfshire edhe zgjerimin e kontributit te perbashket ne kuader te misioneve te NATO-s ne Afganistan. Kryeministri Berisha i konfirmoi anetareve te vendeve te Kartes se Adriatikut vendosmerine e qeverise shqiptare per te mbeshtetur aspiratat e tyre euroatlantike por edhe aspiratat e te gjithe vendeve te tjera te rajonit cilatdo qofshin ato si edhe te ndihmoje keto vende me shkembimin e eksperiences se grumbulluar per hapat e metejshem drejt ketij integrimi. Ne takim u rikonfirmua vendosmeria per politiken e dyerve te hapura per Karten e Adriatikut duke shpresuar qe ne te ardhmen edhe vendet e tjera te rajonit te behen pjese ketij forumi te rendesishem.
22 Nentor 2010