E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PS-ja ti drejtohet ILDKP-se dhe Prokurorise per pasurine time



Eljona Ballhysa - Zevendeskryeministri njekohesisht kryetari i LSI-se Ilir Meta i ka bere thirrje dje Partise Socialiste qe ti drejtohet Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive ose Prokurorise se Pergjithshme per dyshimet qe mund te kete per pasurine e tij. Gjate nje konference per shtyp te mbajtur dje kreu i LSI-se tha se eshte i hapur per tu hetuar ne lidhje me pasurine e tij nga cfaredo institucioni shteteror. Ne lidhje me akuzat per pazare me ish-deputetin e PS-se aktualisht deputet i LSI-se Vangjel Tavo Meta tha se keto akuza behen per shkak te panikut qe ka kapur kreun e PS-se i cili nuk gezon me as mbeshtetjen e deputeteve te tij. Po keshtu Meta i ka cilesuar qesharake akuzat e deputeteve socialiste ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili.
Pasuria
Gjate fjales se tij Meta tha se Rama mund ti drejtohet madje edhe Interpolit per pasurine e tij. Ne lidhje me shtepine qe ka ne gjirin e Lalzit Meta tha se e pret Ramen ne cdo kohe per te ngrene nje ngjale te fresket ndersa shtoi se nuk ka asgje personale me te. Lidhur me akuzat qe ka bere ndaj meje une vetem dua te shpreh keqardhjen. Jeta ime eshte publike dhe une jetoj kudo i rrethuar nga njerezit qytetaret dhe komshinjte. Une i ftoj ti drejtohen zyrtarisht ILDKP-se Prokurorise Interpolit dhe te ndjekin te gjitha rruget zyrtare ndersa per kete gjirin e Lalzit une ne cdo kohe e pres Edin atje dhe ai ne cdo kohe do ta gjeje nje ngjale te fresket sepse ju e dini qe une jam bujar dhe zemren e kam te gjere. Ai nuk me ftoi ne dasme ju e dini por une i cova buqeten me te madhe dhe me te bukur me lule - eshte shprehur Meta.
Pazari per Tavon
Ne lidhje me akuzat per blerjen e ish-deputetit socialist Vangjel Tavo Meta akuzoi deputetin socialist Bashkim Fino duke e cilesuar ate sazexhiun me gazmor te PS-se fjalet e te cilit sipas Metes nuk mund te cilesohen te besueshme. Ne vijim te asaj qe ka thene zoti Rama ne fakt pergjigjja i takon ta thote zotit Tavo dhe pergjigjen me te sakte ju takon tia kerkoni Drejtesise. Persa me takon mua ceshtja eshte se zoti Rama vecse e ben veten e tij edhe me qesharak aq me teper duke iu referuar Bacit te famshem te KPD-ve socialiste te viteve 2001 sigurisht jo i besueshem per perralla te tilla vertet te neveritshme pasi dihet qe zoti Fino ka qene sazexhiu me gazmor i cdo kryetari te Partise Socialiste dhe me sa duket keshtu do ta mbylle karrieren e tij - eshte shprehur Meta. Ai tha se integriteti i zotit Tavo dhe vlerat e spikatura socialiste qe ai perfaqeson ne fillim te viteve 90 koha kur Edi Rama per te bere karriere nga kompleksi i perkatesise se nomenklatures se larte socialiste ne ate periudhe te revanshit te PD-se pra kur zoti Tavo me shume kuraje afirmonte ne nje moshe shume te re idealet e tij socialiste zoti Rama qellonte me gure PS-ne dhe kerkonte nxjerrjen e saj jashte ligjit ne menyre qe te bente karriere ne Partine Demokratike. Me tej Meta tha se Partia Socialiste eshte perfshire nga nje klime paniku per shkak se shume deputete nuk jane ne nje mendje me Ramen. Ndersa per te gjitha deklaratat e tjera te tij natyrisht qe eshte ne nje klime paniku sepse tashme ne PS jane te shumte ata qe kane vendosur te mos e pranojne dhe ta refuzojne nje here e mire kete zgjedhe antieuropiane qe ai i ka vene kesaj force politike e cila ka kontribute te jashtezakonshme ne 20 vjet te demokracise dhe pluralizmit per te cuar perpara proceset integruese te Shqiperise - tha zevendeskryeministri Meta. Po keshtu kreu i LSI-se i ka cilesuar qesharake dhe bajate akuzat e PS-se ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Per cdo akuze qe kane per ministrin Vasili ta cojne ne prokurori ta cojne ne ILKDP - eshte shprehur Meta.

Lutaj Meta te ktheje pergjigje ne lidhje me pasurine e tij

Partia Socialiste ka vazhduar me akuzat ndaj zevendeskryeministrit Meta edhe gjate dites se djeshme. Deputeti i PS-se Pirro Lutaj i ka drejtuar Metes nje sere pyetjesh qe lidhen me pasurine e tij. Lutaj kerkon te dije se si Meta eshte pasuruar permes politikes. Si eshte e mundur qe permes politikes te pasurohesh me shume se permes biznesit Si ka mundesi qe politikane si Ilir Meta te jene sot nder njerezit me te pasur ne Shqiperi Si ka mundesi qe duke qene deputet apo minister te kesh prona anembane si rralle biznesmene te tjere Perse Ilir Meta hesht dhe cfare ka per te thene per shtepine ne Bllok mu ne zemer te Tiranes apo per vilen ne gjirin e Lalzit ku edhe ullinjte qe ka mbjelle ne kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter Perse hesht Ilir Meta per keto pyetje kaq te thjeshta I kujtojme zoterise ne fjale se pervecse ti sherbeje Sali Berishes ka ardhur koha ti jape pergjigje edhe shqiptareve qe te zhytur ne varferi sot kane me shume se kurre te drejten per te pyetur e per te marre pergjigje - eshte shprehur Lutaj.

Vokshi thyen heshtjen E kam informuar kryeministrin per incidentit ne Kosove

Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi ka hedhur poshte detajet e bera publike deri tani ne lidhje me incidentin e ndodhur ne piken kufitare te Kosoves. Sipas Vokshit ajo nuk ka kundershtuar forcat kufitare te ushtrojne kontroll si dhe nuk ka ofenduar askend. Ajo ka bere te ditur se ne lidhje me kete incident te rende ka informuar kryeministrin Berisha kryetaren e Kuvendit Topalli si dhe ministrin e Brendshem Basha. Vokshi ka uruar qe kjo ngjarje te zbardhet sa me pare. Diten e diel date 14 nentor 2010 po udhetoja per ne Kosove per nje vizite te shkurter jozyrtare me motren dhe dy mikeshat e mia me deshiren dhe mallin per vendin e origjines se prinderve te mi. Eshte e vertete qe ne kufirin me Kosoven ne Vermice ka ndodhur nje incident shume i rende me Policine Kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare te Policise dhe Gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare. Per kete ngjarje te shemtuar kam vene ne dijeni kryeministrin e vendit kryetaren e Parlamentit ministrin e Brendshem ministrin e Drejtesise ministrin e Puneve te Jashtme drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Kam kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje te zbulohen e te kerkojne te vihen para drejtesise si ata qe e planifikuan ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident - eshte shprehur Vokshi gjate nje konference te mbajtur dje per mediat.
Ajo i ka cilesuar te paverteta lajmet e publikuara ne media ne lidhje me kete incident. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar qe nuk eshte e vertete qe kam thyer rregullat dhe procedurat e Policise Kufitare kosovare nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te Policise Kufitare kosovare. Kam bindjen e plote qe qeveria shqiptare dhe kosovare shume shpejt do te kene nje prononcim publik ne lidhje me kete incident. Ne te kundert une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme - ka perfunduar Vokshi deklaraten e saj.

22 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›