E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Meta te tregoje si i ka bere vilen dhe apartamentin luksoz

TIRAN- Partia Socialiste eshte ndalur sersh sot ne pasurine e numrit dy te qeverise Ilir Meta duke i kerkuar atij te pergjigjet se me cfare parash i ka siguruar.

Deklarata eshte bere nga deputeti socialist Taulant Balla. Prej disa ditesh i kerkojme Ilir Metes se si ka mundesi qe nje politikan qe ka punuar vetem si deputet minister e ca kohe si kryeminister dhe qe ska pasur kurre nje biznes te deklaruar apo ndonje pune tjeter te mirepaguar te kete ne pronesi nje vile superluksoze ne Gjirin e Lalzit dhe nje apartament luksoz prej disa qindra metrash katror ne zonen e Bllokut- tha ai.

Sipas tij ne deklarimin e pasurise nuk rezulton i deklaruar as apartamenti ne zemer te bllokut dhe as vila luksoze ne Gjirin e Lalzit.

Te dyja keto prona qofte vila ne Gjirin e Lalzit qofte apartamenti luksoz ne qender te Tiranes i shtohen selise se LSI si prona per te cilat Ilir Meta duhet te jape llogari- tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›