Kushtetuta nuk është një copë letër
Bujar Nishani
Edi Rama sot është kryetari i partisë më të madhe të opozitës. Për rrjedhojë, alternativa tjetër qeverisëse.
Një person që punon e lufton për t’u bërë një burrë shteti, më së paku duhet të jetë i ngjizur me moralin e patundshmërisë së parimeve kushtetuese të vendit, që pretendon të qeverisë një ditë.
Tashme prej shumë muajsh Z. Rama ka shfaqur vetëm një ambicie dhe një objektiv. Të komprometojë imazhin e Shqipërisë me gjithë arsyet dhe format tërësisht artificiale dhe parapolitike.
Natyrisht që është në të drejtën e vet që të kërkojë të vazhdojë zgjatimin e pushtetit të tij të pandërprerë prej 10 vitesh nga kryetari i njësisë më të madhe dhe të rëndësishme vendore në atë të Kryeministrit.
Por një burrë shteti (në tentativë), duhet të bindet njëherë e mirë se në një vend demokratik, pushteti merret vetëm përmes zgjedhjeve periodike të lira dhe të ndershme, ashtu siç dhe i ka klasifikuar OSBE/ODIHR zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.
Ky rregull është sanksionuar në Nenin 65, Pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Z. Rama duhet ta ketë të qartë se kjo Kushtetutë e shqiptarëve nuk është një “piece of paper” (copë letër).
Z. Rama nuk mund të bëhet dot “burrë shteti” duke shtrirë deputetët në mes të rrugës, duke dhunuar kështu liritë dhe të drejtat e qytetarëve të këtij vendi. Ky është një veprim që dhunon Nenin 15, pika 1 të Kushtetutës së shqiptarëve, për të cilën Z. Rama duhet të qartësohet se nuk është një “piece of paper”.
Një “burrë shteti” (në tentativë), nuk mundet kurrsesi të agresojë imazhin e stabilizuar të vendit të tij. As duke djegur flamurin e NATO-s, as duke regjizuar krijimin e perceptimeve fiktive për fobira inekzistente të shqiptarëve.
Ditët e fundit, Z. Rama tregoi një pjesë të rëndësishme të individualitetit të vet, duke hedhur në publik konceptin e tij se, Shqipërisë nuk i duhet ende stabiliteti.
Një “burrë shteti” duhet ta dijë se stabiliteti i Shqipërisë është pjesë thelbësore e sigurisë së shqiptarëve. Nga mungesa e tij përfitojnë vetëm kriminelët dhe trafikantët, që më pas do të kërcënonin menjëherë edhe stabilitetin e të gjithë rajonit.
Stabiliteti i Shqipërisë sot është më i konsoliduar se kurrë e askush nuk ka për ta cenuar dot. Në themel të tij qëndron pikërisht Kushtetuta e vendit.
Z. Rama duhet të kthjellohet se ajo nuk është një “piece of paper”, por fryma dhe kolona e një vendi që fitoi pavarësinë e tij që më 1912, e një vendi i cili që nga prilli i 2009 është vend anëtar i NATO-s, e një vendi, destinacionin evropian të të cilit nuk mundet ta vonojë më dot askush.
Prej muajsh, z. Rama kërkon ta kthejë Parlamentin në një Gjykatë Superiore mbi tërë sistemin gjyqësor të vendit. Kërkon t’i kthejë partitë politike në një Mbigjykatë Kushtetuese.
Kjo nuk mund të ndodhë dhe s’do të ndodhë për sa kohë Kushtetuta e ka të sanksionuar qartë në Nenin 7, ndarjen dhe balancimin e pushteteve në Shqipëri. Z. Rama nuk ka rrugë tjetër, por të kuptojë se kjo Kushtetutë nuk është një “copë letër”.
Z. Rama dhe çdo ithtar i modelit të tij duhet të kuptojë se Shqipëria po ngrihet përfundimisht mbi fondamentin e shtetit ligjor. Ky është modeli i vetëm, që ky vend ka për destin.
Ligji, Kushtetuta, institucionet demokratike, fryma e bashkëjetesës, papajtueshmëria me këdo që tenton të na cenojë lirinë dhe të drejtën e gjithsecilit prej nesh, nuk mund të dorëzohen kurrë.
Tentativa për të mbjellë urrejtjen dhe përçarjen në mes shqiptarëve për hir të një ambicieje për pushtet personal të pambështetur nga shumica e shqiptarëve ka vetëm një zgjidhje: të dështojë.
Individi nuk mund të jetë kurrë më i rëndësishëm se një shoqëri e tërë.
E ardhmja politike e një individi nuk mund të jetë kurrë dominuese mbi të ardhmen dhe jetën e një vendi të tërë.
Egoja e sëmurë e karrierës së një politikani nuk mund të dhunojë kurrë rregullimin e funksionimit normal të një shoqërie demokratike.
Kushtetuta dhe formati statist i një vendi nuk janë “një copë letër”.
Kjo vlen njësoj edhe për ne, SHQIPTARëT.