E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti Te shtyjme djegien edhe disa dite sa te pergjigjet opozita

Fletet Pese anetare te KQZ votojne per pezullimin e vendimit. Ristani voton kunder

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre dje deri ne nje date te pacaktuar shqyrtimin e projektvendimit per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Me 5 vota pro dhe 1 kunder te kryetarit te institucionit Arben Ristani akti i asgjesimit te fleteve te votimit ka marre keshtu ne konsiderate realitetin politik dhe kerkesat e opozites te cilat kane diktuar kursin e punes se ketij organi. Me voten e vet kunder por edhe me fjalen e mbajtur Ristani i ka mbetur besnik qendrimit te vet publik duke e pervijuar vendimin e KQZ si nje akt kolegjial me konsensus te gjere. Kerkesen per shtyrje ne fakt e ka bere perfaqesuesi i Partise Demokratike Njazi Kosovrasti i cili duke folur ne mbledhje ka deklaruar se situata politike dhe angazhimi i dy partive te medha dikton nje shtyrje. Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i ka derguar nje leter zyrtare kreut te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci lidhur me negociatat qe po zhvillohen dhe ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve. Perderisa nuk ka nje pergjigje zyrtare nga PS per kete ceshtje atehere une propozoj te behet nje shtyrje per disa dite ne menyre qe te respektohet kerkesa e opozites tha ai. Me pare kolegu i tij socialist Genc Gjoncaj u shpreh se konservimi i fleteve te votimit ka baze ligjore. Djegia do te sillte zhdukjen e provave qe mund te ekzistojne nder keto flete theksoi ai duke shtuar se me ngritjen e komisionit hetimor dhe daljen e fakteve te reja te cilat do te mund te vinin ne levizje edhe prokurorine fletet jane nje material i domosdoshem hetimor. Gjoncaj ka lene mbledhjen pas nje debati per sa u perket diskutimeve dhe vijimit te tyre me titullarin Arben Ristani. Edhe pse me qasje te ndryshme ne argumentim anetaret e KQZ ne teresi kane marre ne konsiderate propozimin per shtyrje te shqyrtimit te projektvendimit ne fjale ndaj te cilit u bene mjaft komente. Keshtu perfaqesuesi i majte Pandeli Varfi kerkoi miratimin e nje relacioni per Kuvendin e Shqiperise ku KQZ te vere ne dijeni organin ligjvenes per situaten emergjente qe eshte krijuar. Ai ka nenvizuar nevojen e pergatitjes per zgjedhjet e reja per te cilat natyrisht qe KQZ do te duhet te marre masa qe lidhen me pergatitjen e infrastruktures. Po keshtu perfaqesuesi Artan Laze ka kerkuar lenien e fleteve ne vendin e ruajtjes duke referuar se kjo gje ka ndodhur edhe pergjate kohes se deritanishme pas zgjedhjeve cka si e tille vetepercaktohet si nje akt i perbashket i KQZ ne tolerimin ndaj kerkesave qe shtron politika. Ndaj tij dhe Varfit ka replikuar anetari Klement Zguri i cili duke marre ne konsiderate kerkesen e PD por sic tha ai me nje afat te percaktuar ka hedhur poshte pretendimet e kolegeve duke i inkuadruar si politike. Per tu permendur ka qene referimi i Hysen Osmanajt i cili ka rimarre argumentin e transparences per te mbrojtur KQZ ne punen e vet qe si e tille eshte vleresuar edhe nga nje organ i specializuar nga OSBE-ODIHR. Per rrjedhoje vendimi i marre u ka bere jehone zhvillimeve politike ne vend me nje mbledhje parathenia e se ciles ne te vertete ishte deklarimi i nje dite me pare i Kryeministrit Sali Berisha. Ne fjalen e vet Ristani kerkoi nga koleget qe ne jemi te detyruar te zbatojme ligjin prokuroria te hetoje gjithe jeten por ne jemi betuar te veprojme te paanshem dhe te zbatojme ligjin qe parashikon asgjesimin e fleteve te votimit duke arsyetuar ne fund te fundit edhe voten e vet kunder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›