Ruci Fletet te ruhen ta nisim me materialet

Partia Socialiste ka hedhur poshte dje pretendimet e shumices se djathte per mungesen e nje pergjigjeje zyrtare ndaj letres se kreut te Grupit Parlamentar demokrat Astrit Patozi. Ne nje bashkebisedim dje me gazetaret numri nje i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka zbuluar pergjigjen zyrtare te PS mungesa e se ciles eshte perdorur si argument nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per te shtyre vendimin per asgjesimin e fleteve te votimit. Pergjigjja perfundimtare ka qene institucionale pikerisht ne nje institucion ku vepron pozita dhe opozita sic eshte Parlamenti shqiptar. Ne daten 6 shtator kur eshte hapur sesioni parlamentar une me shkrim ne sallen e Parlamentit i kam bere te qarte zotit Berisha dhe po perifrazoj pergjigjen e PS edhe te letres se zotit Patozi citoj Por meqe ju keni mendim te kundert me ne atehere le ti hapim rruge hetimit parlamentar me ato qe ju i quani materiale zgjedhore. Per sa u perket fleteve te votimit ne jemi te gatshem dhe do te pranojme opinionin e Komisionit te Venecias. Ne e kemi bere oferten tone te fundit e keni mbi tavoline z. Kryeminister vleresojeni mire perpara se te jepni pergjigjen perfundimtare kohe per te humbur nuk ka deklaroi Gramoz Ruci. Sipas tij pretendimi i shumices per mosreagim nga ana e opozites eshte i pasakte dhe ne kuptim te vendimit te marre ne KQZ duket se synon te rihape artificialisht negociata duke kerkuar nje pergjigje te re. Ketij diversioni Ruci i ka paraprire duke deklaruar edhe njehere se kjo ka qene pergjigjja zyrtare qe ia perseris sot nepermjet jush mazhorances dhe personalisht zotit Berisha. Ne kete kuptim arsyet e vendimit te KQZ kane rene te pakten sipas qendrimeve qe jane artikuluar nga opozita socialiste. Po ne funksion te problemit elektoral qe ka perfshire vendin qe prej nje viti Gramoz Ruci ka shtjelluar me tej teksa ka bere te ditur se oferta e socialisteve e paraqitur zyrtarisht ndaj Astrit Patozit eshte definitive dhe se ajo nuk mund te modifikohet me. Permbajtja e saj parashikon ate qe eshte bere publike dhe i krijon shumices komoditetin e kerkuar prej saj prej kaq kohesh por qe duket se me mundesine e gjetur tashme nga PS per venien ne levizje te Komisionit te Venecias permes Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes nuk pranohet me. Ne marrim persiper ti drejtohemi nje arbitri asnjanes qe quhet Komisioni i Venecias. Marrim persiper ti drejtohemi marrim persiper te pranojme dhe verdiktin qe ata do japin cilido qofte ai. Kjo ka qene pergjigjja qe une i kam kthyer e fundit dhe oferta e fundit qe une i kam dhene ne negociata z. Patozi. Pra komisioni hetimor te ngrihet objekti i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe Komisioni i Venecias te shprehet per leximet dhe dallimet qe kemi ne interpretim midis PD dhe PS deklaroi Gramoz Ruci. Prej ketij qendrimi te ardhur dje nga opozita dhe prej vendimit te fundit te KQZ ka gjase qe palet te kene hapur nje debat te ri te ngjashem me ate te zhvilluar pergjate nje viti. Eumlshte ende e paqarte nese PD do e konsideroje deklarimin e Rucit pergjigje zyrtare apo jo dhe sesi do te cilesohet ajo ne kontekstin e negociatave qe jane bllokuar pikerisht te kerkesa per keqyrjen e fleteve te votimit.