E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi Sekuestro pallatit te Ligorit ne qender te Tiranes

Ajo fshehu ne menyre te qellimshme vendimin e gjykates te 2005

I bindur se deputetja e PS-se shpif dhe trillon dhe se Edi Rama nuk mund te mbuloje 20-perqindeshat me shegat e bashkise deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi reagoi dje ne lidhje me akuzat e bera ne adrese te tij nga Shegushe Ligori e cila e akuzoi se eshte i punesuar ne kompanine Vision Construction me pronar Arian Tartarin bashkejetues i deputetes se PD-se Albana Vokshi. Sipas deputetit Halimi kryebashkiaku Rama me qellimin e vetem per te sfumuar gjoben 20 apo 100 milione euronxori Shega Ligorin per te treguar nje dokument te vitit 2003 te nje kompanie te licencuar nga Arben Malaj. Ajo fshehu ne menyre te qellimshme vendimin e gjykates te formes se prere nr. 30491/4 te vitit 2005 para 5 vjetesh i cili ka certifikuar mosekzistencen time ne kete shoqeri dhe po jua ve juve ne dispozicion sepse keni te drejte te njiheni me te verteten. Une po ju nxjerr nje dokument publik qe secili prej jush mund ta gjeje ne Qendren e Regjistrimit Kombetar online qe tani nje dokument publik qe edhe Edvin Rama dhe Shega e tije disponojne por atyre nuk u intereson e verteta u intereson vetem shpifja dhe trillimi - deklaroi z. Halimi. Ai sqaroi me tej se u eshte drejtuar organeve te drejtesise te sekuestrojne pallatin ne qender te Tiranes ne emer te zonjes dhe zotit Ligori per te siguruar demshperblimin per demin e shkaktuar ne dinjitetin e tij nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Sheges se tij.Ndaj dhe i them sot zotit Rama se as me Shege dhe as me Molle nuk mund te mbulosh dot gjoben 100 milione euro qe i ke vene kompanise Vision Construction - theksoi deputeti demokrat Eduard Halimi.

Kazinote Halimi padit Ligorin per shpifje

Deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi paditi dje per shpifje deputeten e Partise Socialiste Shegushe Ligori. Ai njoftoi Lidhur me shpifjet e perseritura te perhapura nga deputetja Shegushe Ligori ne adrese te personit tim deshiroj te informoj opinionin publik se me date 16 shtator 2010 ora 10.00 kam depozituar prane organeve te drejtesise kerkesen per fillimin e procedimit penal ndaj deputetes Shegushe Ligori per vepren penale te shpifjes se kryer boterisht te parashikuar nga neni 120 paragrafi 2 i Kodit Penal - u shpreh Halimi. Une jam i bindur - vijoi ai - se kolegia Ligori eshte shtyre ne krim nga kryetari i partise se saj Edi Rama i cili nepermjet saj ka dashur te largoje vemendjen nga denoncimet publike te bera kunder tij per korrupsion. I njohuri tashme boterisht si Mister 20-perqindeshi nuk duhet lene ti shpetoje denoncimit publik per modelin e tij monstruoz te keqqeverisjes dhe abuzimit duke mbjelle shpifje kudo dhe per kedo. Prandaj e ndermora kete nisme sepse jam i bindur se rruga e ligjit eshte rruga me e mire per tu perballur me shpifesit. Une besoj se drejtesia do te tregoje se cila eshte pergjegjesia e zonjes Ligori ne vepren penale te shpifjes dhe cila eshte pergjegjesia e kryetarit te saj - theksoi Halimi. Ai nenvizoi se u ka kerkuar organeve te drejtesise gjithashtu edhe sekuestrimin e te gjitha pasurive ne emer te Shegushe Ligorit bashkeshortit dhe te afermve te saj te ndertuara ose ne ndertim me qellim realizimin e shperblimit te demit te realizuar nga shpifja. Si deputet i Kuvendit - vijoi ai - u kerkoj publikisht organeve te drejtesise nje hetim te shpejte te ceshtjes sepse ligji shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet te mbrohen dhe te prevalojne mbi shpifesit keqberesit dhe te korruptuarit.

PS Ligori Padia nuk na tremb

Deputetja e PS-se Shegushe Ligori reagoi menjehere pas padise se ngritur ndaj saj nga deputeti i PD-se Eduard Halimi. Ne nje konference per shtyp deputetja Ligori theksoi se kallezimi i bere nga deputeti demokrat nuk e tremb as ate dhe as Partine Socialiste.Ne i beme nje pyetje deputetit Halimi dhe ai nuk gjeti kurajon te pergjigjej - theksoi Ligori duke shtuar se Partia Socialiste disponon edhe dokumentin qe verteton se Halimi ka lidhje me nje kompani bixhozi prane qeverise.Ajo shtoi gjithashtu se Halimi duhet te paraqese ne prokurori edhe dokumentin qe PS-ja e ka marre ne faqen e internetit te kompanise Vision Construction dhe Halimi gjendet i regjistruar edhe ne QKR dhe punedhenesi i tij eshte Arian Tartari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›