E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë, PS kundër zgjidhjes me Venecian



Partia Socialiste përjashton në mënyrë kategorike mundësinë që zgjidhja për kutitë të vijë nga Komisioni i Venecias. Vasilika Hysi, deputetja e selisë rozë në Komisionin e Ligjeve, thotë se ky propozim i maxhorancës i përfshirë në amendamentet e demokratëve për draftin për komisionet hetimore, thjesht do të zvarrisë krizën. "Instrumentet ligjorë duhet të jenë në Shqipëri, boll më me kërkesën e ndihmës së institucioneve ndërkombëtare. Asistenca ndërkombëtare është e nevojshme atëherë kur gjërat nuk janë të qarta, por në momentet kur gjërat janë të qarta, e zeza është e shkruar mbi të bardhë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shprehin qartë rolin e komisionit hetimor parlamentar, raportin e këtij komisioni me Prokurorinë dhe Gjykatën mendoj se nuk është e nevojshme që të shkojë përsëri çështja në Komisionin e Venecias", thotë Vasilika Hysi, deputete e PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›