Nuk duhet të ketë falje për krimet e luftës në Kosovë
Krimet janë kryer kryesisht ndaj civilëve shqiptarë të paarmatosur në Pejë dhe rrethinat e saj. Gjithashtu, prokurori i kësaj prokurorie, Bruno Vekariç ka deklaruar se 26 ushtarakë serbë akuzohen për masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Qyshk të Pejës.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përkujton se me 14 maj 1999 paraushtarakët serbë, së bashku me forcat e tjera të armatosura serbe i ekzekutuan, masakruan dhe i dogjën 70 shqiptarë, që të gjithë civilë dhe të paarmatosur. Ata paraprakisht i kishin marrë të gjitha sendet me vlerë, si para, stoli, ar dhe të tjera, pastaj i kishin futur nëpër shtëpi, i kishin ekzekutuar dhe i kishin vënë flakën.
Menjëherë pas përfundimit të luftës, zyra rajonale e KMDLNJ në Pejë e pati kompletuar dosjen në bazë të së cilës është bërë kallëzimi penal pranë Prokurorisë së Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë. KMDLNJ e përshëndet arrestimin e këtyre ish-paraushtarakëve si një hap i rëndësishëm për t’i përkujtuar përgjegjësit për krime lufte, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike se krimet e tyre nuk mund të harrohen apo falen dhe se ato do të ndëshkohen.
KMDLNJ gjithmonë ka insistuar që përgjegjësit dhe të akuzuarit për krime lufte të përgjigjen në vendet ku kanë kryer krime, para gjykatave të Kosovës, por duket se kjo për shkaqe politike në radhë të parë, për momentin nuk është e realizueshme. Për krime në Qyshk, Zahaç, Pavlan, Lybeniç, etj, është arrestuar niveli i ulët i përgjegjësve për krime mirëpo edhe ky arrestim, pas gjykimit dhe dënimit eventual shumë qartë e përcakton përgjegjësinë dhe kjo është me shumë rëndësi për drejtësinë dhe viktimat.
KMDLNJ është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë të interesuar t’i zbardhin krimet e luftës dhe t’i sjellin para gjykatave përgjegjësitë për krime lufte. Duket se dënimet e shqiptuara nuk do të jenë në përputhje me peshën e veprës së kryer ( krime lufte) siç nuk kanë qenë as më herët para gjykatave të Serbisë, po megjithatë, ky arrestim e ka një domethënie.
KMDLNJ vlerëson se në Kosovë gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dështuar krejtësisht në sjelljet e përgjegjësve për krime lufte para gjyqit dhe dënimin e merituar ndaj tyre.