E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria,po ushtron presion ndaj mediave



Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin për lirinë e medias në Shqipëri. Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deputeti i PS-së, Fatmir Toçi tha në një konferencë për shtyp se, "raporti i DASH mbi lirinë e mediave në Shqipëri, shpreh shqetësime që përforcojnë alarmin e dhënë prej kohësh nga Partia Socialiste mbi cenimin e lirisë së medias dhe presionet që ushtron Qeveria mbi këtë institucion". Në këtë drejtim, Toçi i bëri thirrje qeverisë "të distancohet nga kjo betejë aspak demokratike kundrejt medias së lirë në vend". sipas deputetit socialist mediat shqiptare po e kryejnë si duhet funksionin e tyre informues. "Sulmet e Sali Berishës kundër medias janë provë e qartë se media shqiptare po kryen me sukses misionin e saj fisnik për të informuar, denoncuar e kritikuar ekseset e pushtetit e politikës", u shpreh Toçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›