E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Tiranën, Rama në avantazh të ngushtë

UPDATE- Vijimi i numerimit ne Tirane, vazhdon te mbaje ne krye kandidatin socialist Edi Rama, ndonese me nje diference te ngushte ndaj kandidatit demokrat, Lulzim Basha.

Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit te  324 kutive te votimi nga 485 kuti votimi gjithsej, flasin per nje avantazh te lehte te Rames.

Ne tabelen e KQZ-se qe perditesohet ne vazhdimesi me te rejat e fundit pas mbylljes se numerimit ne qendra votimi ne kryeqytet, rezulton se kandidati i “Aleances per te ardhmen”, Edi Rama deri ne oren 10.40, ka 86199 vota, nderkohe Lulzim Basha, kandidati i “Aleances per qytetarin” ka marre 85 769 vota.

Mbremja u mbyll me nje kryesim te Rames, nderkohe qe gjithe dita e djeshme ka shenuar avantazh per kandidatin demokrat, Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›