KQZ shkarkon komisioneret kaos ne njesine 10
Bllokimi i procesit te numerimit ne njesite e Tiranes ka prodhuar edhe aktin e pare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pas raportimit te situates se krijuar ne Vendin e Numerimit te Votave te Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 54 qe i pergjigjet njesise bashkiake nr.10 KQZ-ja ka shtruar per miratim nje projekt-akt qe parashikonte shkarkimin e anetareve te Grupit te Numerimit te Votave te cilet kishin nderprere punen e madje kishin lene fletet e votimit te hapura mbi tavoline. Lidhur me kete ceshtje perfaqesuesi socialist Genc Gjoncaj ka kerkuar te saktesohet nese behet fjale per nje grup apo per te pesta grupet me pretendimin se procesi eshte nderprere vetem ne nje nga GNV-te. Po ne kete kuader nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi ka kerkuar qe te mbahen shenim te gjitha rastet e largimit dhe bllokimit me synim dokumentimin e tyre. Me gjithe debatet e vogla te zhvilluara ne mbledhjen e paradites KQZ-ja e ka miratuar aktin ne fjale me 6 vota pro duke kerkuar nga KZAZ-ja nr.54 qe te emeroje anetare te rinj te GNV-ve dhe te nise punen. Ky konsensus paraprak eshte thyer ne mbledhjen e drekes per arsye te tensioneve qe kane shoqeruar KZAZ 54 dhe bllokimin e punes. Ne relatimin e bere me kete rast eshte vene ne dukje se vendimi i KQZ-se nuk u zbatua madje anetaret e GNV-ve nuk kane pranuar te largohen. Per kete arsye reagimi i KQZ-se ka qene i ashper dhe kjo eshte manifestuar ne nje projekt-akt te dyte te hartuar me kete rast ku eshte propozuar shkarkimi i anetareve te KZAZ-se qendrimi i tyre ne detyre deri ne zevendesim si dhe nderhyrjen e forcave policore per te nxjerre jashte anetaret e GNV-ve. Ky akt eshte kundershtuar nga anetaret e majte te KQZ-se te cilet kane kerkuar 30 minuta kohe per te kryqezuar informacionet. Madje anetari Artan Laze ka bere disa verejtje lidhur me bazen ligjore te akti te propozuar duke sugjeruar rishikimin e tij ne funksion te saktesimit te shkeljeve qe jane bere nga KZAZ. Po keshtu perfaqesuesi socialist Genc Gjoncaj ka kundershtuar projekt-aktin duke vleresuar se thirrja e forcave policore eshte nje vendim ekstrem dhe i nxituar. Replika e perfaqesuesit demokrat Kosovrasti ka konsistuar ne nje pyetje per arsyet e bllokimit te situates ne njesine nr. 10 KZAZ-ja e se ciles drejtohet nga socialistet. Ne finale akti eshte miratuar vetem me votat e shumices. Nderkohe zevendesimi i anetareve te KZAZ-se eshte bere ne nje mbledhje tjeter te mevonshme te KQZ-se e cila e ka zgjidhur perkohesisht situaten e bllokuar permes nje nderhyrjeje direkte. Nje gje e ngjashme por ne permasa me te reduktuara eshte verifikuar edhe ne njesine bashkiake nr. 5 e cila gjithsesi eshte zhbllokuar pa nevojen e nje nderhyrjeje me vendim te posacem nga KQZ-ja. Duhet thene se pezullimi i numerimit ne Tirane ka prekur dy njesi ate 10 dhe ate nr. 5 te njohura reciprokisht si zona te homologuara me Partine Demokratike dhe ate Socialiste. Per kete arsye edhe ballafaqimi mes paleve merr si shkas tensionin qe rritet pas numerimit te kutive neper gjithe kryeqytetin me nje rezultat qe eshte fiksuar ne kufij shume te afert per nje kohe te gjate.