Kutitë e votimit shoqërohen në vendet e numërimit

Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bën të ditur se “punonjësit e Policisë në të gjithë vendin, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore”.
Sipas burimeve, deri në orën 00:30 janë shoqëruar dhe dorëzuar në Vendet e Numërimit të Votave mbi 4200 kuti votimi, ndërkohë që janë marrë masa për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave, në total 66, të cilat janë marrë në ruajtje nga ora 19:00 e ditës së diel.
Në deklaratë theksohet se “deri në orën 22:00, nga KQV-të dhe KZAZ-të është kërkuar ndërhyrja e policisë në 12 raste, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për normalizimin e gjendjes dhe më pas është larguar sërish me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit”.
“Gjatë procesit zgjedhor, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe në 7 raste incidentesh të vogla apo konfliktesh jashtë qendrave të votimit, ku strukturat e policisë kanë reaguar në kohë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar si dhe kryer të gjitha veprimet procedurale e referuar materialet përkatëse në Prokuroritë e rretheve Gjyqësore”, thekson Policia e Shtetit.
/Start/
2011-05-08 23:51