E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qytetarë votoni, mos kini frikë!

 “Posaçërisht për Tiranën lutemi që të bëhet durim për radhët e pazakonshme pasi janë katër fletë votimi dhe procesi është pak më i gjatë se zakonisht. Kush nuk ka votuar ende është i lutur ta bëjë. Vota është fuqia që demokracia i jep qytetarit, çdo votë më shumë shton fuqinë vendimmarrëse të qytetarëve në demokraci”, tha Megi Ajtyresa.

Ajo apeloi që qytetarët të votojnë pa frikë. “Vota është e fshehtë, askush nuk u ‘a kontrollon dot atë dhe më mirë se kushdo ju e mbroni votën tuaj duke marrë pjesë në votim nga veriu në jug të atdheut tonë që sot pret votën tuaj si kontributin më të rëndësishëm për veten, familjen, vendin”, përfundoi ajo.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 18:06
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›