Kuvajt, zjarr gjatë një ceremonie martesore, 41 të vdekur

Një zjarr shpërtheu në tendën e grave gjatë një ceremonie martesore në Kuvajt, duke u marrë jetën të paktën 41 personave, përfshirë edhe fëmijë raportoi media kuvajtiane.
Kanali televiziv privat " Al-Rai" duke cituar kreun e forcave të zjarrëfikëses Jassim al-Mansouri njoftoi se 61 persona u plagosën rëndë dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Agjencia shtetërore e lajmeve "KUNA" tha se 41 trupat e viktimave të karbonizuara janë rekuperuar nga tenda e dasmës që po mbahej në Al-Jahra, qarku perëndimor I qytetit Kuvajt.
Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, zjarri shpërtheu në një tendë të rezevuar për gratë e ftuara dhe për fëmijët e tyre.
Sipas rregullave islamike, kryesisht dasmat në Kuvajt janë të ndara, me gratë që ulen veçantë nga burrat duke marrë pranë tyre edhe fëmijët. Tendat zakonisht ndërtohen vetëm për raste të veçanta. Ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit.