Iran, tjetër gjyq kundër të arrestuarve gjatë protestave
Zgjedhjet e 12 qershorit e zhytën shtetin islamik në krizën më të rëndë të brendshme që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe shkaktuan përçarje në radhët e elitës islamike të vendit.
Irani ka zhvilluar dy gjyqe të përbashkëta kundër më shumë se 100 mbështetësve të opozitës reformatore të shtetit islamik, nën akuza të ndryshme që përfshijnë edhe akte kundër sigurisë kombëtare, për të cilat ligji islamik iranian parashikon dënimin me vdekje.
Përpara gjykatës kanë dalë edhe një shtetase franceze dhe dy iranianë që punojnë për ambasadën britanike dhe atë franceze në Teheran.
Agjencia Mehr njoftoi se në mesin e të akuzuarve të nxjerrë sot para drejtësisë nuk kishte asnjë politikan të moderuar.
"Seanca gjyqësore e grupit të tretë e atyre që akuzohen se janë përfshirë në protestat post-zgjedhore, nisi sot", njoftoi agjencia Mehr.
Kandidatët e moderuar për zgjedhjet presidenciale Mirhossein Mousavi dhe Mehdi Karoubi, pretendojnë se zgjedhjet u manipuluan për të siguruar fitoren e Mahmoud Ahmadinexhad, i cili bëri betimin për një mandat të dytë presidencial më 5 gusht.
Autoritetet i kundërshtuan akuzat duke thënë se ato ishin zgjedhjet më të "mira" që janë bërë ndonjëherë gjatë tre dekadave të fundit.