Kuvajti mbeshtetje per qendren e autizmit
Inagurimi i qendres kuvajtiane te autizmit ka qene shkaku i vizites dyditore qe presidentja e fondacionit Femijet Shqiptare Liri Berisha beri ne Kuvajt. Ajo u prit ne nje takim te vecante nga kryeministri i Kuvajtit Shkelqesia e Tij Sheikh Nasser Al-Mohammed ne ambientet e Kryeministrise. Zonja Berisha falenderoi kryeministrin per mbeshtetjen e vazhdueshme qe shteti i Kuvajtit ka ofruar gjate 20 viteve te fundit per popullin shqiptar si dhe per kontributin e cmuar per fondacionin Femijet Shqiptare. Nga ana e tij kryeministri tha nder te tjera se marredheniet diplomatike dhe ekonomike ndermjet dy vendeve jane shume te mira dhe do te forcohen akoma me shume ne te ardhmen. Presidentja e fondacionit Femijet Shqiptare u takua me zv.kryeministrin Al Hammad i cili shprehu nje interes te vecante per zhvillimet aktuale ne Shqiperi. Gjate takimit u bisedua per projektet e ndryshme te fondacionit Femijet Shqiptare vecanerisht projektet e lidhura me problemet e autizmit dhe mbeshtetjen e tyre nga shteti i Kuvajtit. Presidentja e fondacionit falenderoi zv.kyeministrin per vleresimin pozitiv te aplikimit te fondacionit Femijet Shqiptare me miratimin e grantit te AWQAF ne mbeshtetje tee rojektit te Qendres Kombetare te Autizmit qe po ndertohet aktualisht ne Tirane.