E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari fiton miqesoren me Saba Qom

Skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar miqesoren e trete. Ne dy ndeshjet e para kuqezinjte kane arritur ti fitojne ato me rezultate te ngushta. Nderkohe dje kishin perballe nje kundershtar me te forte ekipin e superliges se Iranit Saba Qom. Takimi perfundoi me fitoren e Flamurtarit 3-2 ku golat per kuqeblute u shenuan nga Ahmataj Begaj dhe Lena. Ndryshe nga dy sfidat e para trajneri Gugash Magani ka aktivizuar jo te gjithe lojtaret titullare duke lene disa prej tyre pushim. Vendin e tyre e kane zene ata lojtare qe jane aktivizuar si zevendesues ne dy takimet e para. Flamurtari edhe pse luante me formacionin e dyte ka dominuar ne te dyja pjeset e lojes. Miqesoren e fundit ne token turke vlonjatet do ta zhvillojne me daten 15.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›