E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës, njohja e 85-të

Kuvajti njeh pavaresine e Kosoves, duke u bere keshtu shteti i 85-te qe e njeh dhe me pas do  te vendose perfaqesite diplomative.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve kuvajtiane, Kuna e cila thekson se së shpejti mes Kuvajtit dhe Kosovës do të nisë edhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.

Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se qeveria e njeh zyrtarisht Kosovën pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.

Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t` marrë masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën, tha Al-Rashed, raporton agjencia Kuna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›