Kuvajti njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës
PRISHTINË- Shteti i Kuvajtit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Njohja më e fundit që i bëhet shtetit të Kosovës nga Kuvajti e con në 85 numrin e shteteve që njohin shtetin e pavarur të Kosovës.
Zëdhënësi i qeverisë së Kuvajtit ka bërë me dije për agjencinë e lajmeve Kuna se ndërmjet dy vendvet do të nisë një shkëmbim e përfaqësive diplomatikë në nivel ambasadorësh.
“Qeveria zyrtarisht e njeh Republikën e Kosovës pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh. Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t’i merr masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”,- deklaroi ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin Ali Al-Rashed.
(e.m/BalkanWeb)