Dështon regjistrimi i popullsisë, dorëhiqen anëtarët e KSHR
SHKUP- Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit në Maqedoni kanë dhënë mbrëmë dorëheqje, pas problemeve të procesit të regjistrimit në terren si dhe rreth interpretimeve të ndryshme të Ligjit për regjistrim.
Përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të Ligjit për të regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit ka qenë një nga arsyet kryesore që çoi në dështimin e këtij procesi, raporton agjencia e lajmeve INA.
Qeveria e Maqedonisë pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të marë një vendim në lidhje me procesin e regjistrimit që duhet të përfundojë në 15 tetor.
(e.m/BalkanWeb)