E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësi, 20 mijë persona vuajnë nga depresioni

TIRANE- Çdo person, së paku një herë në jetë, kalon një gjendje depresive.Ndërkohë që në vendin tonë, vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, plot 20 mijë persona i janë drejtuar për ndihmë shërbimit parësor për probleme mendore.

Megjithatë specialistët thonë se shifra e vërtetë mund të jetë 4-fish më e lartë se ajo e raportuar, pasi një pjesë e mirë e personave të prekur nuk e kuptojnë kur kalojnë një gjendje të tillë, ose nuk dërgohen tek mjeku specialist.

Shifrat bëhen edhe më alarmante nëse u referohemi fëmijëve, ku raportohet se një ndër pesë të vegjël vuan nga probleme mendore, ndërsa tek të rriturit kjo shifër është një në katër persona. Psikologët thonë se shkaktarët kryesorë janë stresi si dhe problemet familjare.

Sipas specialistëve të shëndetit mendor çdo person, kalon të paktën një herë në jetë, një krizë depresioni, ndërsa duke iu referuar edhe shifrave në rang botëror për këtë sëmundje, mendohet se edhe në vendin tonë, një në katër persona vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa tek fëmijët kjo shifër është një ndër 5 të vegjël.

Në fakt, në vendin tonë, nuk ekzistojnë statistika të sakta për këtë lloj sëmundje, kjo edhe për faktin se para viteve 90-të, nuk raportohej, përveç rasteve kur të sëmurët mbylleshin nëpër institucione të specializuara.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›