E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Anduel Xhindi merr mandatin e deputetit

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën e sotme plenare me betimin e Anduel Xhindi, djalit të deputetit të vrarë të PS-së Fatmir Xhindi. Anduel Xhindi merr mandatin e deputetit në Kuvend, pasi deputetja e PS-së Ermelinda Meksi u emërua si anëtare e Këshillit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.
Deputeti i ri Adnuel Xhindi do të jetë deputeti i Partisë Socialiste në të njëjtën zonë elektorale, të të atit.

AHMETAJ: PR/LIGJI “PËR BANKAT” ËSHTË I PAPLOTË
Ora 11:52 Deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se opozita do ta votojë pr/ligjin “për bankat”, pavarësisht problemeve që ka konstatuar në draftin e paraqitur në Kuvend.

“Opozita është e bindur se ky pr/ligj duhet kaluar, por për shkak të sensibilitetit të sistemit bankar, duhet të themi çdo element në mënyrë të drejtpërdrejtë përpara qytetarëve” deklaroi Ahmetaj.

Sipas deputetit socialist, “banka e urës” është e rëndësishme për të administruar falimentimin, por ligji nuk jep procedura të detajuara për këtë.

PR/LIGJI PËR BANKAT, OPOZITA: JETOJMË NË KOHË KRIZE, BODE: KRIZA BOTËRORE TESTOI EKONOMINË
Ora 11:33 Opozita i kërkoi sqarime mazhorancës në lidhje me pr/ligjin për bankat. Deputeti Pandeli Majko duke e cilësuar si cështje me rëndësi jetike për vendin kërkoi nga ekspertët se cfarë po ndodh. “Kam dy pyetje. Së pari a është diskutuar me ekspertë të huaj. Dhe pyetja e dytë ka të bëjë me bankën urë. Sot jetojmë në kohë krize ndaj duhet të informohemi në lidhje me këto vendime të rëdësishme. Ndaj ekpertët të na japin më shumë qartësië”, u shpreh Majko. Ndërkohë deputeti socialist Eduart Shalsi deklaroi se ritmet e përkeqësimit janë të jashtëzakonshme. “ka një trend aspak normal , në rast se do vazhdojë të përkeqësohet a parashikon qeveria shqiptare ndonjë ndërhyrje?”,- theksoi Shalsi.

Ministri i Financave Ridvan Bode gjatë fjalës së tij deklaroi se sistemi bankar përbën sistemin vaskular të qeverisë. Ministri sqaroi opozitën se kriza financiare në botë testoi ekonominë tonë, ndaj sistemi ynë sipas tij është nga më të qëndrueshmit. “Kriza financiare testoi kapacitet e ekoniomisë tonë për të qëndruar në ballë të zhvillimeve të papritura në rang të ekonomisë globale. Sistemi ynë u testua si sistemi më i qëndrueshëm dhe likuid në rajon. Dhe kjo i detyrohet standarteve të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndryshimet janë të sugjeruara nga partnerët ndërkombëtar.

Ministri Bode tha se vendi ynë paguan për të bërë mbikqyrjen e tregjeve, dhe siguroi që janë marrë të gjitha masat e duhura në lidhje me bankat. “Reflektojmë përmisim në format e parasë elektronike”. 

DISKUTOHET PR/LIGJI “PËR SIGURINË E PRODUKTEVE JOUSHQIMORE”
Ora 10:55 Deputeti i PS-së Ditmir Bushati foli për pr/ligjin mbi “sigurinë e produkteve joushqimore”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një fushatë paraprake, edukative dhe informuese, në lidhje me këtë çeshtje.
“Më i rëndësishëm se sa ligji është nevoja për një fushatë edukative informuese dhe t’u jepet kohë subjekteve të përgatiten për të hedhur në treg produktet” –u shpreh Bushati.
Duke përmendur dështimin e ligjit kundër duhanit, Bushati nënvizoi se ligjin nuk e bën të zbatueshëm vetëm parashikimi i ndëshkimeve.
 
Deputeti i PD-së Osman Metalla theksoi se pr/ligji “për “sigurinë e produkteve joushqimore”, detyron prodhuesit që të vendosin në treg vetëm produktet e sigurta dhe të sigurojnë informacionin e nevojshëm për konsumatorët, i cili duhet të jetë në gjuhën shqipe.
Metalla nënvizoi se mbikëqyrja e tregut do të bëhet nga struktura përgjegjëse. 

PRODUKTET JOUSHQIMORE, NACO: TË SIGURTA, SHALSI: NUK KA STRUKTURË MBIKËQYRËSE
Ora 11:00 Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi në lidhje me pr/ligjin “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, u shpreh se ky ligj për mban gjithë sigurinë e kërkuar me ligj.
Ndërkohë deputeti i PS-së Eduart Shalsi deklaroi se opozita do e votojë këtë pojektligj, por ai kërkoi nga minsitri sigurinë për produktet joushqimore.
“Ne do ta miratojmë ligjin. Është një ligj i domosdoshëm dhe siguria e produkteve është një ligj i rëndësishëm. Ne nuk jemi thjesht për të bërë ligjin, por për të miratuar një ligj efikas. Është i pamjaftueshëm miratimi i tij nëse nuk do sigurohet me masat përkatëse”

Sipas Shalsit, ne nuk kemi një strukturë mbikeqyrëse për këto produkte, ndërkohë akuzoi qeverinë si të paftë për të bërë ligje të konrollueshme.
“Nuk ka një strukturë mbiëkqyrëse për sigurinë te produkteve. Në vitin 2007 parlamenti ka miratuar një ligj, por eende nuk ka një strukturë kontrolluese. Por, ca garancie kemi nëse nuk arrijmë të kontrollojmë. Unë e kam kuptuar paaftëinë e qeverisë për tëtë bërë ligje të kontrollueshme. Si është e mundur që shqiptarët nuk e dinë kush janë produktet”,- theksoi Shalsi. 

Kuvend, sot në fokus reforma zgjedhore dhe ligjet me 3/5
Ora 10:45 Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të miratojë projektvendimin "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.

Marrëveshja dypalëshe PD-PS e 14 nëntorit për çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, pritet të konkretizohet sot në Kuvend me votën konsensuale për ngritjen e komisionit të posaçëm zgjedhor dhe disa ndryshimeve ligjore në kodin ajror dhe kodin hekurudhor, këto të fundit të miratuara më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Në axhendën e sotme të parlamentit, krahas këtyre pikave, pritet të shqyrtohen dhe p/ligjet "Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore" dhe ai "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë", si dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, kërkuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi.

(el.me/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›