E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Rolanda Kajës, kërkohet ribërja e ekspertizës

DURRES - Prokuroria e Durrësit ka kërkuar zhvarrimin e eshtrave të Rolanda Kajës, e cila u gjet e pajetë në muajin qershor të këtij viti.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur gjithashtu se prokuroria ka kërkuar ribërjen e ekspertizës, për të verifikuar shkakun e vdekjes së 29-vjeçares, e cila dyshohet se është vrarë nga dy persona.

Të akuzuarit për këtë krim janë Euxhen Muka, i cili u arrestua pak javë pas gjetjes së gruas së vdekur, si dhe Lefter Keci, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet që vajza të jetë ekzekutuar nëpërmjet një injeksioni. Shtetasja Rolanda Kaja prej kishte marrë me qira një apartament në plazhin e Durrësit 3 vitesh, pasi ishte larguar nga familja, pas divorcit me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte dhe dy fëmijë.

29-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur më 5 qershor, derisa u gjet e vdekur 5 ditë më pas në anë të rrugës Ishëm-Lalëz.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›