Çlirimi i Tiranës, Rama homazhe tek "Ushtari i panjohur"
TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi homazhe tek monumenti i "Ushtarit të Panjohur", në qendër të kryeqytetit, me rastin e 67-vjetorit të çlirimit të Tiranës.
I shoqëruar dhe nga përfaqësues të tjerë të opozitës kryetari i PS-së vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e kryeqytetit.
Çlirimi i Tiranës nga trupat nazifashiste më 17 nëntor 1944, shënon aktin më të rëndësishëm politik dhe ushtarak, pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke i shkaktuar humbje të mëdha trupave gjermane.
Beteja për çlirimin e kryeqytetit ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike, i zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare për çlirimin e qyteteve.
(er.nu/ata/BalkanWeb)