Rritet presioni për t'i dhënë Serbisë statusin kandidat për në BE
BRUKSEL- Në vigjilje të dhënies së rekomandimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’i dhënë apo jo Serbisë statusin e kandidatit, gjithnjë e më aktivë bëhen politikanët dhe shtetet, të cilat fuqishëm mbështesin Serbinë në këtë drejtim.
Në të njëjtën kohë Gjermania vazhdon të përsërisë qëndrimet e saja të qarta se për të merituar statusin e kandidatit Serbia duhet të dëshmojë se nuk mbështet dhunën në veri dhe shumë kritere të tjera.
Koha Ditore nga burimet e saj diplomatike të BE-së, bën me dije se të hënën në në mbrëmje është zhvilluar një takim “befasues“ i ministrave të jashtëm, në të cilin komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, dhe disa ministra të vendeve lindore dhe qendrore, kanë mbështetur fuqishëm qëllimin që Serbisë t'i jepet statusi i kandidatit më 9 dhjetor.
(el.me/BalkanWeb)