Kuvend, Berisha- Fino replikojnë ashpër
Një nga momentet më të tensionuara të seancës parlamentare ishte edhe debati i kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Bashkim Fino. Shefi i qeverisë e cilësoi si kërcënim fjalën që mbajti Fino. Ky moment riktheu edhe replikat për trazirat e vitit 1997, ku të dy kanë qenë protagonistë, njëri në postin presidentit dhe tjetri në atë të kryeministrit.
“Nëse e patët një shans të dytë për t’u ulur në krye të vendit nuk duhet të bëni për herë të dytë atë që bëtë kur ishit për herën e parë në krye duke bërë shurdhin ndaj institucionit të arsyes apo duke shurdhuar arsyen vetë. Mos e bëni këtë gjë sepse nuk keni më kohë për të larë mëkatin e rradhës dhe sepse shqiptarët nuk kanë arsye për t’ju falur për herë të dytë. Në këto 20 vjet zoti kryeministër që natyrisht ngjallni edhe fanatizmin e madh të përndjekësve tuaj, por edhe urrejtjen e madhe kudo në Shqipëri. Kjo është e keqja për një vend që ka 20 vjet në liri dhe nuk arrin do të normalizohet në të jetuarin e politikës të cilën ju e keni kthyer në një arenë lufte përcarëse mes shqiptarëve. Ka muaj të tërë që dëgjoni zoti kryeminitër kërkesën e opozitës ‘hap kutitë ose largohu’. Unë pa lejen e kolegëve të mi socialistë, po e rifarmatoj ndryshe këtë kërkesë: ‘hap kutitë që të shpëtosh nga kurthi ku ke rënë’. Ka një mënyrë që të shpëtosh nga ky ankth zoti Berisha. Shëpto nga vetëvetja. Nëse nuk e bën dot vetë jam i bindur, populli do ta bëjë edhe për ty” tha Fino.
“Në sojin tuaj nga nga ata që kanë ikur me rroba grash nga Shqipëria. Ty të mbajta, nuk ike. Mos u tregoni budallenj, por pushtetin ua dhashë unë sepse nuk e merrnit kurrë ju pushtetin. Cfarë kujtuat ju? Unë bëra një zgjidhje politike. Ne po ofrojmë zgjidhje këtu. Në qoftë se ju gënjen mendja tek ’97 dilni provojeni po të doni që nesër. Forcë po përdor ti këtu? Ku ke prapanicë për forcë ti? ” iu kundërpërgjigj Berisha Finos.
”Mua me vjen keq sepse vërtet në ato ditë të vështira të kam ndihmuar dhe e kam ndjerë si presidentin e vendit tim dhe kur ti ishe në kushte shumë të vështira që është e vërtetë...dhe kur qaje... kur të mbante kokën Spartak Ngjela” vazhdoi replikën Fino. < I mëparshmi