Boshard: Jo shfrytëzim të nënpunësve dhe presion ndaj bizneseve në fushatë elektorale
Nderkohe qe opozita dhe qeveria debatonin per krizen politike ne seancen maratone, te parlamentit, ambasadori gjerman Boshard, risjell ne vëmendje parregullesite e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ben thirrje per eleminimin e tyre ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke ju referuar dhe raportit te OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve, Boshard thote se nje numer i madh nenpunesish publike, nxenes apo studente detyroheshin te merrin pjese ne aktivitete partiake.
“Edhe vete raporti i OSBE/ODIR, lidhur me zgjedhjet paralentare citonte shume kritika lidhur me pjesëmarrjen e shume nenpunesve ne aktivitete partiake. Vëzhguesit e zgjedhje munden te verifikonin vetem disa. Ne raportin e tyre numërohen shtate shembuj. OSBE/ODIHR, shkruante se permiresimet substanciale te vena re gjate zgjedhjeve u errësuan nga hija e parregullsive gjate fushates. U dokumentuan gjithashtu edhe zhvillime te tjera , si pushimi nga puna i atyre qe refuzuan ta benin kete, presioni mbi bizneset private, ne menyre qe ato te financonin partite dhe ato biznese qe nuk pranuan u bene objekt i kontrollit te organeve tatimore” tha Boshard.
Keto jane konkluzione teper kritike tha Boshard gjate prezantimit te raportit te Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut, por kjo kritike sipas tij nuk i drejtohet nje partie te veçante, por te gjithe pushtetarëve ne nivel lokal dhe kombëtar.
Edlira Sulejmani