Kuvend Berisha 2010 viti i arritjeve te medha Rama kunder vizave
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij ne Parlament e quajti vitin 2010 vitin e arritjeve te medha per Shqiperine. Ne shembem murin e korrupsionit tha ai duke ndertuar nje qeveri te vogel ashtu sic ua premtuam shqiptareve dhe nga kjo sot kemi 38 me pak korrupsion ne vend.
Ekonomia jone eshte me e kuotuar se cdo ekonomi tjeter tha kryeministri klima e biznesit eshte nder me pozitivet si dhe lufta ndaj korrupsionit eshte nga me te susksesshmet. U premtuam shqiptareve privatizime te shpejta e te plota vazhdoi me tej ai dhe vendosem metoda te sigurta per transparencen.
Berisha perseriti dhe njehere nga foltorja e Parlamentit akuzat per lobim te kryetarit te opozites per bllokimin e vizave ndersa shtoi se edhe greva e urise ishte kunder vizave. Rama tha ai ka shpenzuar para per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave ndersa theksoi se deputetet e PS-se nuk jane kunder integrimit.
Ne fjalen e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli sulmoi ashper liderin e opozites Edi Rama ndersa solli ne vemendje zhvillimet e nje viti te tere duke bere fajtor opoziten per refuzimin e statusit kandidat si rezultat i bojktotit te tyre parlamentar.
Duke iu referuar kreut te Partise Socialiste Topalli u shpreh se ai deshiron vetem nje gje te behet kryeminister
Nuk morem statusin se kjo varet dhe nga ju sepse ju bojkotuat. Ju nuk votuat per levizjne e lire sepse Edvin Rama nuk donte heqjen e vizave. Meqe shqiptaret nuk e pranuan as ai nuk pranoi voten e shqiptareve. Ai nuk i duron shqiptaret ai ngazellehet kur nuk vjen statusi ai eshte kundra shpresave rrymes se qytetareve shqiptare- tha Topalli
Sipas kryeparlamentares Topalli Rama nuk ka dashur asnjehere kutite. Vendimi i Prokurorise se Shkodres flet per cdo gje se zgjedhjet e viti 2009 ishin me te mira duke rrezuar sic tha ajo alibine e humbesit.
Opinioni i Brukselit tha Topalli kerkon qe ne te votojme bashke reformen zgjedhore heqjen e imunitetit dhe gjykaten administrative.
Ne diskutimin e mocionit per debat per refuzimin e statusit kandidat kerkuar nga Partia Socialiste deputeti i saj Erion Brace tha se BE refuzoi aplikimin personal te Berishes dhe se raporti analitik tregon rrjesht me rrjesht qe pushteti politik refuzon parimet e evropes. Brace tha se Shqiperia europiane po i mohohet cdo shqiptari. Ky pushtet vazhdoi me tej Brace ka eleminuar lirne ekonomike ne favor te nje pakice qeveritare sherbimet shoqerore transparenca nuk ekziston ndersa shtoi se korrupsioni eshte mbizoterues ne gjyesor prona shendetesi e kudo nen udheheqjen e Sali Berishes.
Debate te ashpra ne Kuvendin e Shqiperise per aktin normativ qe ul pensionet e ish ushtarakeve. Opozita e ka kundershtuar ashper duke e quajtur nje akt te tille talles dhe neperkembes per ish ushtaraket.
Ministri i Fiancave Ritvan Bode duke theksuar domosdoshmerine e miratimit te vendimit per pensionet e ish ushtarakeve ka theksuar se nese nuk ndodh kjo situata ne raport me punonjesit dhe keta pensionist eshte absurde.
Nje punonjes ne detyre merr 5 me pak se nje qe del ne pension. Pse duhet te rrine ne detyre ata qe kane bere 15 vjet pune kur duke ndenjur ne shtepi marrin me shume madje bejne edhe nje pune te dyte- tha Bode nga foltorja e Kuvendit.
Sipas tij sa me shume rriten rrogat aq me shume rriten pensionet pasi pensioni ndjek ne menyre rigoroze pagen.
OPOZITA
Opozita ka kundershtuar ashper aktin ne fjale duke e quajtur diskriminues per kete kategori madje ka theksuar se diten e pare qe do jete ne qeveri do e shfuqizoje kete akt normativ.
Deputeti Arben Ahmetaj ka theksuar se Ish ushtaraket sot perballen me pandjeshmerine e Sali Berishes. shte nje grup shoqeror qe nuk ka vemendjen e duhur nga ana e qeverise. Bode e ka thene hapur se nuk do te zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese sepse nuk ka leke. Gje qe nuk eshte e vertete
Sipas tij eshte e patolerueshme qe ish ushtaraket te marrin nje pension me te vogel se ai minimal.
Ish ushtaraket kane nisur protesten para parlamentit ne kundershtim te vendimit qe pritet te merret sot nga mazhoranca per uljen e pensioneve te tyre.
Seanca
Mazhoranca eshte terhequr vetem per nje jave nga Akti Normativ qe ul pensionet e ushtarakeve. Edhe pse ne seancen e kaluar parlamentare mazhoranca e hoqi nga rendi i dites me pretekstin e kerkeses se kreut te Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho demokratet do te tentojne qe ta miratojne sot duke sfiduar opoziten dhe shoqatat e ushtarakeve te dale ne pension. Duket se kete radhe demokratet kane mundur qe te sigurojne edhe votat e aleateve te tyre dhe pjesemarrjen e plote te deputeteve pasi ne seancen e dates 16 dhjetor mungonin disa deputete te kesaj force politike.
Mesohet se opozita do te kerkoje rrezimin e ketij Akti Normativ i cili zvogelon pensionet e ushtarakeve nderkohe qe mazhoranca sqaron se perfitimi i ushtarakeve pa kete akt eshte i paperballueshem nga buxheti i shtetit. Ushtaraket i kane keto perfitime ne saje te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese por mazhoranca eshte e vendosur qe te mos e zbatoje kete akt.
Ulja eshte bere duke mos llogaritur pensionin ne baze te pages bruto por duke u bazuar ne pagen referuese neto. Sipas ketij Akti ne rastet kur pensioni eshte i larte ai do te shperndahet me keste Efektet financiare shtese qe kalojne limitin e pensionit maksimal per shkak se nuk jane te mbuluara me fonde nga buxheti i vitit do te likuidohen per cdo perfitues me keste - thuhet ne VKM. Efektet financiare te kesaj shtese ne ligjin baze Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise prek rreth 7 400 persona perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi. Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar dy here ligjin e mazhorances nepermjet te cilit ulet shuma e perfituar nga pensionistet. Ushtaraket kane pohuar se sot ne oren 0900 do te dalin ne proteste para Parlamentit duke kerkuar mosmiratimin e Aktit.
Dhjetera ish-ushtarake punonjes policie punonjes te Gardes se Republikes etj. protestuan nje seance me pare para Kuvendit duke kundershtuar miratimin e ketij vendimi i cili sipas tyre ul ndjeshem perfitimet e tyre. Ushtaraket kerkuan heqjen e tij nga rendi i dites si dhe anulimin perfundimtar nga ana e qeverise.
Ata shpjeguan se se pari ky ligj cenon sigurine kombetare per vete trajtimin qe i ben ushtarakeve dhe subjekteve te tjere te tij. Madje ne rast te mos terheqjes nga votimi i Aktit Normativ ish-ushtaraket punonjesit e policise ata te forcave zjarrfikese punonjesit e gardes etj. kercenojne me ndermarrjen e te gjitha hapave demokratike per anulimin e tij ku nuk perjashtohen protestat si ajo e djeshmja si dhe kerkesa ndaj perfaqesive diplomatike ne vend qe te perdorin autoritetin e tyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
Ne rast se ky Akt i Normativ nuk anulohet ne do te ndermarrim te gjitha veprimet demokratike kushtetuese per te kerkuar rivendosjen e te drejtave ekonomike e financiare dhe do te vazhdojme protestat tona. Nese qeveria ben lufte politike ndaj nesh e tille do te jete edhe perpjekja e jone - tha Mehdi Pogaci kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Lirim.
Me pare ushtaraket i kishin kerkuar te gjithe grupeve parlamentare qe te mos e votonin aktin. Duke iu drejtuar grupeve parlamentare te PS-se dhe LSI-se ushtaraket iu kerkuan atyre qe ta kundershtonin ate.
E njejta gje iu kerkua edhe deputeteve te djathte. I kerkojme qeverise te heqe dore nga koncepti i luftes se klasave ndaj ushtarakeve punonjesve te policise dhe kategorive te tjera si dhe uljen e paleve ne bisedime per te gjetur zgjidhje te pershtatshme ligjore e financiare per palet.
Deri me sot jo vetem qeveria por as komisionet parlamentare nuk kane denjuar te terheqin mendimin tone per keto probleme por kane preferuar te vendosin me dhune me anen e forces se kartonit - u shpreh dje para protestuesve Pogaci.
Kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore kishte filluar perllogaritjen e pensioneve dhe publikimin e emrave te ushtarakeve qe iu ishte perfunduar dosja qeveria miratoi nje Akt Normativ i cili nderpreu ne mes te gjithe procesin. Ndryshe nga vendimi i Gjykates Kushtetuese Akti Normativ parashikon perllogaritjen e perfitimeve te ushtarakeve duke marre per baze pagen mesatare referuese neto.
Pra nga paga fillimisht duhet te zbriten te gjithe detyrimet sic jane tatimi apo sigurimi shoqeror dhe shendetesor dhe me pas pjesa qe realisht merr ne dore ushtaraku do te perllogaritet si page referuese. Kjo levizje e qeverise nxiti reagimin e ushtarakeve te cilet theksuan se nese do te filloje te zbatohet Akti Normativ perfitimet e tyre do te ulen ndjeshem.
Madje sipas tij ushtaraket mund ti marrin pensionet edhe me keste nese shuma qe del nga perllogaritja eshte me e madhe se sa fondi i parashikuar per kete kategori ne buxhetin e shtetit.
Nga ana tjeter Ministria e Financave shpjegon se qellimi i Aktit Normativ eshte vendosja e barazise ne perfitim ndermjet atyre qe kane kontribuuar ne skeme. Ne shpjegimin e saj per Aktin Normativ Ministria e Financave theksoi se ushtaraket marrin pensionet me te larta krahasuar me te gjithe kategorite e tjera ne vend.