E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ Bllokoi foltoren, Nikolla përjashton nga seanca plenare Flamur Nokën

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është përjashtuar nga seanca e kësaj të mërkure në Kuvend, për shkak se nuk pranoi të lironte foltoren, edhe pas disa vërejtjeve nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Noka, si dhe disa deputetët të tjerë mbështetës të Sali Berishës, kërkuan sqarime se përse ishin jashtë grupeve parlamentare në listën e diskutantëve  dhe jo si pjesë e PD-së. Megjithatë, sqarimi i Nikollës se vendimmarrja ishte bërë pas një kërkese nga PD zyrtare, referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, Noka nuk pranoi ta lirojë foltoren, duke kërkuar vendimin.

Si pasojë e bllokimit të foltores, Nikolla e përjashtoi atë nga seanca plenare, duke ndërprerë edhe seancën për 5 minuta.

“Ju përsëris, jeni në kushtet kur po mbani foltoren pa asnjë lloj arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Apsi ju kam dhënë masat paraprake, përjashtoheni nga seanca parlamentare e ditës së sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjelle anti-qytetare dhe aspak etike. Është turp kush ju shikon. merret masa e përjashtimit të zotit Flamur Noka nga seanca plenare sepse vijoni të mbani bllokuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën“, tha Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›