E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Elvis Cefa zgjidhet anëtar i ri i KLD-së

Elvis Cefa është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shumica votoi me 71 vota pro kandidaturës së Cefës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Pro kandidaturës së Cefës votoi edhe ministri i mjedisit Fatmir Mediu ndërsa 3 deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk votuan.
 

Zgjedhja e tij është bërë me votim elektronik, ndryshe nga sa ishte deklaruar pak më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli për votimin me kuti. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë mënyrë votimi dhe janë ngritur përpara foltores së Kuvendit në shenjë proteste.

Elvis Cepa, kishte si rival për postin e anëtarit të ri të KLD-së ish-prokurorin Ardian Visha, ku ky i fundit ishte propozuar nga Partia Socialiste.

Mazhoranca e kishte deklaruar votën kundër kandidatit Ardian Visha edhe seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar si një kanditaturë që nuk ka besueshmëri.

Gjithashtu Kuvendi sot miratoi me 135 vota pro edhe raportin e Këshillit të Rregullores duke njohur kështu dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi.  Ndërkohë Kuvendi pritet ti drejtohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e mandatit me ermin e radhës në listën e socialistëve për qarkun e Durrësit që do të jetë Edison Konomi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›