E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i ri i KLD-së, votimi në Kuvend me kuti

Kuvendi do të votojë me kuti për të zgjedhur anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas largimit të Kreshnik Spahiut.
 

Seanca plenare është ndërprerë nga Kryetarja e Kuvendit Topalli, në mënyrë që të vendosen në sallë kutitë e votimit dhe gjithçka të bëhet gati.
 

Në garë për anëtar të KLD-së janë dy kandidatë, ai i propozuar nga mazhoranca Elvis Çefa, aktualisht Drejtor i Agjensisë së Kompesiomit dhe Kthimit të Pronave dhe Ardian Visha, ish-prokuror dhe avokat i njohur, i propozuar nga Partia Socialiste.
 

Fituesi do të zgjihet përmes votimit të fshehtë, ndonëse mazhoranca e ka deklaruar votën kundër kandidatit Visha në Komisionin e Ligjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›