E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet suplementare rritje me 5

Te gjithe ata qe perfitojne pension suplementar dhe jane pjese e kategorive ushtarake te Forcave te Armatosura punonjes te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri e punonjes te Kontrollit te Brendshem do te marrin 5 per qind me shume se pagesa aktuale.

Nga 2 per qind rritja do te behet ne 5 per qind thuhet ne aktin normativ miratuar dje me vendim te Keshillit te Ministrave. Kjo do te thote se vendimi hyn ne fuqi menjehere e nuk nevojitet diskutimi e miratimi i metejshem ne Parlament.

Ndryshimet

Sipas ndryshimeve te miratuara ne ligj thuhet se Per efekt te llogaritjes se perfitimeve paga referuese neto eshte paga qe rezulton pas zbritjes nga paga referuese te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor plus tatimin mbi te ardhurat personale plus kontributin suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga.

Keshtu paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave te qendrimit ne ate grade apo funksion. Paga mesatare referuese neto eshte paga e barabarte me pagen referuese mesatare pasi i zbritet shuma e kontributit te sigurimit shoqeror shendetesor tatimit mbi te ardhurat dhe kontributit suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga.

Pagat referuese te njesuara rregullat e llogaritjes se pages referuese neto dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuese neto per te gjithe karrieren percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave thuhet ne vendim.

Pensioni i parakohshem

Sipas ndryshimeve ne kete ligj pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 1.5 per qind e pages mesatare referuese mujore neto per cdo vit sherbimi. Ne cdo rast masa e pensionit te parakohshem nuk mund te jete me e ulet se pensioni baze i percaktuar nga Keshilli i Ministrave.

Shumat e pensioneve te parakohshme te rillogaritura kur rezulton shtese mbi shumat e perfituara me pare i paguhen perfituesit me keste sipas percaktimeve me vendim te Keshillit te Ministrave ne perputhje me parashikimet ne buxhetin e vitit perkates.

Kerkesa per perfitim sipas percaktimeve nga personat qe e drejta u ka lindur por nuk eshte ushtruar mund te ushtrohet deri me 31.12.2010 dhe perfitimi do te jepet nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit te siperpermendur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›